E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlament, vendi vakant në KLD, shtyhet votimi

TIRANË- Sot në Parlament është shtyrë votimi për vendin vakant në KLD, pasi pritet që Komisioni i Ligjeve të zhvillojë një seancë dëgjimore me juristin Ardian Visha, propozuar nga PS.
Pritet zhvillimi i seancës dëgjimore me juristin Visha e më pas dy kandidaturat t’i kalojnë për votim Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në nisje te seancës plenare njoftoi se sot nuk do të votohet për vendin vakant në KLD, pasi sipas procedurës, kandidatura e Ardian Vishës, propozuar nga PS, duhet të kalojë më parë në Komisionin e Ligjeve. 

Para fillimit të seances u mblodh Konferenca e kryetarëve për të vendosur nëse do të votohej ne Kuvend për vendin vakant në KLD. PD ka propozuar për këtë post kreun aktual të Agjensisë së kthimit dhe kompenisimit të pronave Elvis Cefa, e cila ka kaluar edhe në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Opozita ka votuar kundër kësaj kandidature dhe ka propozuar për këtë post juristin, Ardian Visha. 

Komisioni i Ligjeve mbajti dje një seancë dëgjimore për Çefën, aktualisht kryetar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërsa nuk është zhvilluar ende një seancë dëgjimore për Ardian Vishën.
Pritet zhvillimi i seancës dëgjimore me juristin Visha e më pas dy kandidaturat t’i kalojnë për votim Kuvendit.

Brace: Fshati nuk ka para, Ruli: Po ju cfarë bëtë? 
Kuvendi vijoi me diskutimet për Projektligjit “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”. Deputetët socialistë i kanë kërkuar ministrit të Bujqësisë Genc Ruli të dhëna për situatën buqësore në vend. 

Deputeti i PS-së Erion Brace, duke bërë një pasqyrë të fshatit theksoi se zona rurale nuk ka para dhe jetesa është bërë e papërballueshme.
“Sot në fshat nuk ka para, zingjiri i kostove është bërë i papërballueshëm. Rritja e kostos së tokës dhe prodhimit bujqësor. Ministër duke i'u referuar të dhënave të INSTAT 1 në 5 familje jeton në varfëri. Kjo teoria juaj që ke tokë i ke të gjitha nuk vlen. Njerëzit po dalin nga skema ekonomike në fshat dhe kanë rritur varfërinë. Realiteti po trashëgohet”,- deklaroi Brace. 

Ministri i Bujqësisë deklaroi se pr/ligji nuk do të zgjidhë situatën, por do e përmirësojë atë, ndërkohë akuzoi opozitën se nuk po sjell argumenta se cfarë ajo ka bërë më mirë gjatë qeverisjes së sa.
“Nuk ka një deklarim suprem se ky ligj do të zgjidhë situatën në bujqësinë tonë. Ky ligj është një instrument i nevojshëm. Mund të bie dakort se ky ligj mund të ishte prodhuar dhe votuar më parë, por nuk ma do mendja se pjesa tjetër do. Unë do doja të bëja një analizë të bujqësisë. Buqësia ka një problematikë të madhe, e cila rëndohet nga cmimi i imputeve që është rritur dhe që kondicionohet nga cmimi i naftës. Ngritët idenë e braktisjes së fshatit. Bujqësia në gjithë këto vite mund të kishte marrë më shumë vëmendje. Nëse keni argumente mund të thoni se keni pasur këta tregues që janë më të mirë se ju, por ju nuk hytë në këtë alalizë se do binit poshtë”,- deklaroi Ruli. 

Ruli i’u përgjigj edhe akuzave të opozitës, e cila pretendon se mazhoranca i ka vjedhur idenë për bujqësinë.
“Thuhet se vodhëm ide, dhe ta vjedhim do ishte ideja më e bukur, se i vini dhe emra kishtarë programeve tuaja. Por, kjo ide nuk është e vjedhur por është ekperiencë europiane. Komunizmi nuk ka sjellë kooperim, por shfrytëzim. Kooperimin e ka sjellë kapitalizmi. Marksi donte shtetëzim dhe kolektivizim”,- deklaroi ministri i Bujqësisë.

LAJMI VIJON 

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare.
2. Miratimi i kalendarit 3 javor te punimeve te Kuvendit 9-27 prill 20
3. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare “Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore”, bërë në KYOTO, më 18 maj 1973 (e ndryshuar)”.
4. Projektligj “Për shëndetin mendor”. (vazhdon shqyrtimi në komisione)
5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. (vazhdon shqyrtimi në komisione)
6. Projektligj “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”
7. Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. (vazhdon shqyrtimi në komisionin përgjegjës)
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Prokurimeve për vitin 2011”.
9. Plotësimi i vëndeve vakante në institucione.
10. Interpelancë me Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit kërkuar nga deputeti Erjon Braçe.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›