E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një banesë në Tiranë, s`ka të lënduar

Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrësit pranë bustit të Adem Jasharit, ku një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka përfshirë në fillim kuzhinën e apartamentit ndërsa në pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›