INSTAT: Në tremujorn e tretë të 2008-ës ekonomia u rrit me 1.3%
Ekonomia shqiptare është rritur me 1.3 përqind në tremujorin e tretë të 2008. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), rritja vjetore e PBB-së ishte 9.9 përqind për tremujorin e tretë të 2008, krahasuar me të njejtën periudhë të 2007-tës. Ekspertë të INSTAT-it thanë se post-telekomunikacioni gjatë kësaj periudhe u rrit me 12.8 përqind dhe shërbimet e tjera me 2.7 përqind, dy sektorë që kanë kontribuar më shumë në rritjen e PBB-së tremujore.
Të dhënat për disa degë të ekonomisë: Bujqësia: Aktiviteti bujqësor u rrit me 0.1 përqind në tremujorin e tretë të 2008, krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujr të 2007-tës, është rritur 2.6 përqind.
Industria: Grupi i industrive pësoi një rënie me 6.4 përqind në tremujorin e tret të 2008, krahasuar kjo me tremujorin e dytë të këtij viti. Por krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2007, aktiviteti i këtij grupi u rrit me 2.2 përqind. Sipas INSTAT-it, duhet theksuar fakti që në këtë seri të industrisë nuk është paraqitur efekti i cmimit të blerjes së energjisë elektrike, i cili do të jetë objekt i revizionimeve të mëvonshme. Për të njëjtat periudha, aktiviteti i ndërtimit u rrit respektivisht me 1.8 përqind dhe 19.6 përqind, duke vazhduar një rritje të qëndrueshme për disa tremujorë. Projekti madhor për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Kosovën me Durrësin, ka patur kontribut të madh në rritjen e kësaj dege të ekonomisë për këtë periudhë. Tregtia: Tregtia: Kjo degë u rrit me 1.3 përqind në këtë remujor krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2008. Tregtia ka patur një rritje të qëndrueshme për disa tremujor me radhë.
Post-telekomunikacioni: Është dega që ka pësuar rritjen më të madhe këtë tremujor me 12.8 përqind si dhe me kontributin më të madh në rritjen ekonomike për tremujorin e tretë të 2008.
Sherbimet: Kjo degë në këtë tremujor u rrit me 2.7 përqind, me një ndikim të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të këtij tremujori së bashku me post-telekomunikacionin.
...