E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti Ja si e shpenzojnekohen e tyre shqiptaret

Tirane 19 Dhjetor 2011 ndash Sot Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Instituti Kombetar i Statistikes INSTAT dhe zyra e Kombeve te Bashkuara publikuan rezultatet e plota te Studimit te pare Kombetar te Perdorimit te Kohes ne Shqiperi. Te dhenat e ketij raporti japin informacion mbi menyren se si e shpenzojne shqiptaret kohen e tyre ne aktivitete te ndryshme te jetes. Nje fokus i vecante i eshte dhene hendekut gjinor ne lidhje me perdorimin e kohes per pune te paguar dhe te papaguar.

Studimi i Perdorimit te Kohes u zbatua nga Instituti Kombetar i Statistikes INSTAT dhe u menaxhua nga Fondi i Kombeve te Bashkuara per Popullsine UNFPA. Ky studim u krye ne perputhje te plote me definicionet konceptet dhe metodologjine e Eurostat. Si rezultat te dhenat statistikore te gjeneruara nga ky studim jane te besueshme dhe te krahasueshme me standartet nderkombetare ne lidhje me perdorimin e kohes dhe analizen e diferencave gjinore.
Gjate fjales se saj ne kete prezantim Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi Zineb Touimi-Benjelloun u shpreh se ky studim eshte inovator dhe informues dhe perpiqet te mbyll hendekun qe ekziston per te dhena dhe statistika me baze gjinore. Per here te pare kemi nje panorame te qarte te perdorimit te kohes nga qytetaret shqiptare si ata meshkuj edhe ato femra. Studimi do te sherbeje si nje standard per shoqerine shqiptare dhe me kalimin e kohes do te jemi ne gjendje qe te masim cilesine e jetes se perditshme te shqiptreve. u shpreh Znj. Touimi-Benjelloun
Procesi i mbledhjes se te dhenave ne terren zgjati per nje periudhe 12 mujore duke filluar nga muaji Mars 2010 deri ne javen e pare te Marsit te vitit 2011. Nga 2250 familjet e zgjedhura per te marre pjese ne studim 91.5 e tyre iu pergjigjen pyetsoreve te studimit. Instrumenti kryesor per mbledhjen e informacionit per perdorimin e kohes ishte ditari. Dy ditare u plotesuan nga te gjithe individet 10 vjec e lart ne familje nje ditar per nje dite jave te zakonshme nje nga ditet nga e hena deri te premten dhe ditari i dyte per nje nga ditet e fundjaves te shtune ose te diele.
Disa prej gjetjeve kryesore jane

Struktura e perdorimit te kohes ne Shqiperi ndjek te njejtin model sikurse struktura e shume vendeve te tjera europiane ekziston nje diference e konsiderueshme bazuar ne ndarjen gjinore per punen e paguar dhe te papaguar. Ne Shqiperi femrat shpenzojne me shume kohe se sa meshkujt ne kryerjen e aktiviteteve te punes se papaguar.
95 e femrave te moshes 15-64 vjec dhe vetem 37 e meshkujve 15-64 vjec jane te perfshire ne punet e shtepise kujdesin per femijet pergatitjen e ushqimit blerjet dhe aktivitete te tjera te lidhura me punen e papaguar gjate diteve te javes. I njejti model sjelljeje vihet re edhe per ditet e fundjaves dhe per te tre grupmoshat e analizuara ne kete publikim.
Per ore te barabarta te shpenzuara ne pune te paguar nga burrat dhe grate oret e punes totale per grate i tejkalojne oret e punes totale te meshkujve turni i dyte i punes per grate eshte puna e papaguar.
Meshkujt shpenzojne shume me shume kohe ne pune te paguar se femrat si persa i perket numrit te oreve dhe minutave ashtu edhe ne terma perqindjeje te personave qe kryejne pune te papaguar ne nje dite mesatare. Vetem 32 e femrave shpenzojne kohe per pune te paguar krahasuar me 56 te meshkujve.
Femrat dhe Meshkujt ne zonat rurale shpenzojne me shume kohe duke punuar sesa ato te zones urbane. I vetmi grup qe kalon me shume kohe ne punen totale - si ne ditet e javes si ne fundjave - jane grate rurale.
Te pasurit e femijeve me te vegjel se 7 vjec ka nje ndikim shume te madh ne menyren e perdorimit te kohes per femrat. Ato bejne shume me shume pune te papaguar krahasuar me ato qe kane femijet me te rritur. Per meshkujt te pasurit apo jo femije perben nje diference te paperfillshme.
Studimi i Perdorimit te Kohes ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar Sida.
Rezultatet e Studimit te Perdorimit te Kohes jane jashtezakonisht te rendesishme pasi per here te pare ky studim eshte mbarekombetar dhe jep nje panorame te qarte te hendekut gjinor ne vendin tone. Keto rezultate perbejne nje burim te pacmuar informacioni per politike-beresit per hartimin e politikave social-ekonomike dhe mire-orientimin e tyre drejt grupeve me ne nevoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›