E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Te prodhosh, tani me shtrenjte se me pare

Kostoja e prodhimit ne Shqiperi, duket se po njeh nje rritje te saj, duke bere qe akti i prodhueshmerise si i tille te kushtoje me shume se me pare. Dukuri kjo, e cila konfirmohet nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave mbi Indeksin e Cmimeve te Prodhimit per tremujorin e katert 2012. Sipas tyre, konstatohet se ky tregues ka shenuar nje rritje prej 0.3% kundrejt tremujorit te trete 2012. Ndersa ndryshimi vjetor i Indeksit te Cmimeve te Prodhimit eshte ne nivelin prej 0.1%. Cka do te thote ne terma praktike, se te prodhosh, eshte nje aktivitet qe i ka cmimet me te larta te zerave te tij. “Industria nxjerrese shenoi nje rritje prej 0.5%. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike”, me 2.6%”, citon Instat. Duke shtuar se Indeksi i Cmimeve te Prodhimit ne degen “Industri Perpunuese”, shenoi rritje me 0.4%. Ku brenda saj mund te permendim rritjen e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet: “Industria tekstile”, me 2.4%, “Fabrikimi i mobilieve” me 2.4%, “Industria ushqimore”, me 0.1 per qind. Etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›