E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Zgjedhjet e lira, nese zbatohen rregullat

Nuk ka asnje arsye, qe zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, te mos jene me te lirat dhe me te ndershmet. Keshtu u shpreh dje Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Aleksander Arvizu, gjate nje bashkebisedimi ne rrjetin social “Facebook”. Sipas tij, te gjitha palet duhet te veprojne qe te rrisin besimin publik ndaj procesit. Ndersa theksoi se SHBA, do te shpenzoje 1 milion dollare ne keto zgjedhje, me mbeshtetje teknike, vezhgime, etj. Arvizu shtoi se deklaratat e perditshme te partive politike nuk kontribuojne ne ndertimin e atij konsensusi politik, per te cilin Shqiperia ka nevoje. Ndaj ambasada eshte ne mbeshtetje te zhvillimit te debateve para-zgjedhore, me perfaqesuesit e forumeve rinore te pese partive politike.

Zoti Ambasador, a do te kerkoni me cdo kusht qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme, apo do te vazhdoni me te njejten politike, qe te vleresoni se jane deri diku te ndershme?

Populli shqiptar, meriton te kete zgjedhje te lira dhe demokratike. Vleresimi yne do te jete objektiv dhe i bazuar mbi cfare ne vezhgojme perpara, gjate dhe pas zgjedhjeve.

Cfare i sugjeroni nje te riu, qe nuk e sheh te ardhmen e tij ne nje vend qe ka korrupsionin ne themel? Mendoni se eshte faj dhe i qytetareve qe zgjedhjet e ardhshme nuk shihen aspak premtuese?

Shqiptaret duhet te marrin pergjegjesine e ndertimit te nje shoqerie me te mire, kete nuk mund ta bejne njerezit nga jashte. Nje pjese e kesaj pergjegjesie perfshin me shume angazhim qytetar dhe me shume kembengulje ne kerkimin e llogarise nga zyrtaret dhe udheheqesit e zgjedhur.

Sipas jush, me polarizimin e madh te politikes shqiptare dhe debatet qe zhvillohen, cilat jane shanset qe keto zgjedhje te jene te drejta dhe te reflektojne vullnetin e popullit?

Jam dakord qe deklaratat e perditshme te partive politike, nuk kontribuojne ne ndertimin e atij konsensusi politik, per te cilin Shqiperia ka nevoje. Per te ndertuar nje dialog konstruktiv, Ambasada eshte duke mbeshtetur nje seri debatesh para-zgjedhore, me perfaqesuesit e forumeve rinore te pese partive politike.

A do te kemi edhe ne keto zgjedhje, ndryshim “rregulla loje”, ne momentet e fundit te votimit, (apo kur votimi ka mbaruar tashme), ashtu sic ndodhi ne zgjedhjet vendore 2011, ku, sic edhe ju ishit prezent ne numerimin e fleteve te fundit te votimit, shume pak pas shpalljes se rezultatit, pati nje permbysje te tij, si pasoje e ketyre “ndryshim rregullave”.

Eshte e rendesishme, qe rregullat te percaktohen perpara kohe dhe qe njerezit t’i respektojne ato. Pavaresisht, pyetje apo kundershtime do te lindin sidoqofte. E rendesishme eshte qe personat e perfshire te ngrene mekanizma per zgjidhjen e ankesave te cilat jane ne kohe, transparente, objektive dhe te drejta. Vetem duke u bere kjo, publiku do te kete besim ne rezultat.

Qeveria Amerikane ka deklaruar se do te shpenzoje rreth 1 milion USD per zgjedhjet parlamentare te qershorit ne Shqiperi. Per cfare konkretisht do te perdoren keto para? A mendoni se ato do te kontribuojne per nje proces me transparent dhe me te ndershem elektoral ne vend?

Ne po fokusohemi per te dhene mbeshtetje teknike per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke financuar dhe ndertuar kapacitete per vezhgimin lokal te zgjedhjeve dhe per te rritur ndergjegjesimin dhe pjesemarrjen e qytetareve. Ne do te kemi me shume detaje ne javet e ardhshme me nje shpallje zyrtare.

Cfare do te monitorohet konkretisht?

Ne po mbeshtesim grupet e vezhguesve, te jashtem dhe te brendshem, si dhe po punojme me KQZ-ne per te ndertuar nje proces transparent te raportimit te rezultateve. Ne zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kerkuar njerezve qe te premtojne se nuk do te ushtrojne presion tek familjaret e tyre per te votuar ne nje menyre apo ne nje tjeter. Ashtu edhe mbikeqyresit apo personat ne pozicione drejtuese nuk duhet te ushtrojne presion tek vartesit e tyre per te votuar ne nje menyre te caktuar.

Zoti Ambasador, a do t’i pervishni serish menget per nje numerim te radhes ne zgjedhje?

Kjo varet sesa nxehte do te behet situata aty brenda qendrave te numerimit.

SHBA eshte e interesuar per stabilitet apo per demokraci ne Shqiperi?

Me kane pyetur edhe me pare per kete gje dhe gjithmone jam pergjigjur duke thene, se une mendoj qe kjo eshte nje ndarje ne dysh, jo e vertete dhe false. Stabiliteti dhe demokracia nuk jane reciprokisht ekskluzive. Duke folur ne praktike eshte e veshtire te kesh njeren pa pasur tjetren. Ky eshte rasti edhe ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›