E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka:DASH vleresoi punen e policise Klodiana Kotorri

Ministri i Brendshem, Flamur Noka, e ka cilesuar raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, si nje vleresim per policine dhe punen e saj ne luften ndaj cdo lloj krimi apo trafiku te paligjshem. Ne fjalen e tij gjate ceremonise se dhurimit te disa pajisjeve nga ambasada amerikane per policine kufitare, ministri Noka u shpreh se DASH tregoi ne menyre te drejte punen e policise duke shtuar se ky raport hedh poshte sajesat politike.“Simbolika e ketij donacioni merr nje dimension krejt te vecante, pasi vjen nje dite pas raportit te publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ne menyre te drejte dhe te qarte vleresohet puna e Policise se Shtetit, vleresohen arritjet e Policise se Shtetit dhe vleresohet drejt dhe korrektesisht, edhe performanca e shkelqyer e Policise se Shtetit ne luften kunder krimit, ne luften kunder trafiqeve, ne luften kunder drogave. Ky vleresim hedh poshte cdo sajese politike, cdo trillim politik, cdo akuze politike qe eshte hedhur ne drejtimin tuaj. Te nderuar miq, bashkepunetore, kolege, funksionare dhe drejtues te Policise se Shtetit, ky raport eshte pasqyra me e mire e punes, e kontributit te luftes dhe e suksesit te Policise se Shtetit ne misionin e saj per te siguruar qytetaret e vet dhe per t’u sherbyer atyre”, tha Noka, sipas se cilit ky raport dhe ky vleresim eshte dhe do te jete nje inkurajim edhe me i madh ne punen e perditshme te Policise se Shtetit dhe te strukturave te saj. “Ky raport, eshte dhe do te jete nje inkurajim edhe me i madh ne permbushjen e misionit te saj fisnik”, u shpreh me tej ministri i Brendshem. Nderkohe, qe i pranishem ne kete ceremoni ka qene edhe zv/ambasadori i SHBA-ve Nderkohe, Zv.ambasadori i ShBA-ve, ne Tirane, Henry V. Jardin, i cili gjate fjales se tij evidentoi progresin qe ka bere Shqiperia ne zbatimin e ligjit ne Kufi. “Programi per Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurise Kufitare ka dhjete vjet qe operon ne Shqiperi, duke dhene mbeshtetje nepermjet trajnimeve dhe pajisjeve te dhuruara, per te forcuar kapacitetet e Shqiperise ne tre drejtime kryesore: ndalimin e armeve te shkaterrimit ne mase, lufta kunder cdo lloj trafiku te paligjshem dhe asistenca per mosperhapjen e lendeve berthamore. Ambasada e Shteteve te Bashkuara, pergezon progresin qe Shqiperia ka treguar ne zbatimin e ligjit ne kufi dhe do te vazhdoje te ndihmoje Shqiperine, nepermjet programit EXBS”,– theksoi zv/ambasadori amerikan, duke shtuar se, permes ketij programi, Policise Kufitare “i jane dhuruar me shume se 2 milione dollare ne trajnime, pajisje dhe mbeshtetje per te promovuar zhvillimin e kapaciteteve efikase per sigurine kufitare, nderkohe qe dhurimi i sotem, perfshin kamera termike dore, dylbi dite dhe nate, si dhe pajisje te tjera qe arrijne vleren e 60.000 dollareve dhe kjo eshte nje prove e metejshme e vendosmerise tone per te ndihmuar Shqiperine ne arritjen e synimeve evropiane”.

SHBA pajisje per policine kufitare

Ambasada e Shteteve te Bashkuara, i dhuroi diten e djeshme Policise se Shtetit pajisje logjistike, me qellim forcimin e metejshem te kapaciteteve te strukturave te Policise Kufitare dhe Migracionit. Ministri i Brendshem, Flamur Noka, nenvizoi mbeshtetjen e plote dhe te gjithanshme, qe Ambasada dhe Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i ka dhene dhe vijon t’i jape Policise se Shtetit ne pergjithesi dhe asaj kufitare ne vecanti, ndihme qe ka ndikuar ne rritjen e forces goditese kunder krimit, kunder trafiqeve te paligjshme, por edhe te performces ne teresine e saj, te cilat tashme kane mundesuar kufij te sigurt te Shqiperise.

Nako

Ne perfundim te aktivitetit, zv/drejtori i pergjithshem per Kufirin dhe Migracionin, Pellumb Nako, beri nje prezantim te detajuar te funksionit te pajisjeve te dhuruara dhe i njohu te pranishmit me perfitimet qe ka pasur Policia Kufitare ne infrastrukture, pajisje dhe trajnime ne kuader te programit te Qeverise se ShBA-ve per Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurine e Kufijve (EXBS).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›