INSTAT: Çmimet, sezoni zbut inflacionin
Produktet bujqësore të stinës
kanë zbutur disi nivelin
mesatar të çmimeve në
vend, duke ndikuar dhe në normën
e inflacionit. Kjo duket nga
rezultatet e anketimit për çmimet
e artikujve kryesorë të konsumit
të kryer nga Instituti i Statistikave
(INSTAT) për muajin prill 2008.
Rezultatet rezultojnë me një ulje
të lehtë të çmimeve me 0,4 për
qind në krahasim me muajin
mars 2008, por me një rritje 4,4
për qind në krahasim me vitin
e kaluar. Kjo tregon qartë dhe
normën e inflacionit në vend, që
sipas INSTAT-it, në muajin prill
ka pësuar rënie me 0,2 për qind,
nga 4,6 për qind, të regjistruar në
mars 2008. Në përgjithësi, çmimet
vazhdojnë të jenë të larta, ku
ndikimin kryesor për këtë periudhë
e kanë dhënë frutat, me një
rritje të çmimeve me rreth 10 për
qind. Po në këtë nivel kanë pësuar
ulje të çmimit perimet, të cilat
kanë dhënë impaktin në uljen e
inflacionit, si rrjedhojë e futjes në
treg të prodhimit vendas.
Çmimet
Pavarësisht konstatimit të
INSTAT-it, për një rënie të çmimeve,
kostoja e jetesës për shqiptarët
vazhdon të mbetet tepër
e lartë dhe kjo duket hapur në
pazarin e përditshëm që kryejnë
konsumatorët. Kështu, në grupin
e artikujve kryesorë të konsumit,
"Ushqime dhe pije joalkoolike",
vihet re një ulje prej 0.8 për qind.
Brenda këtij grupi, ulja më e madhe
prej 6.9 përqindësh vërehet
te perimet. Konkretisht, nga vëzhgimi
në treg, del me ulje çmimi i
kastravecëve me 47.5 për qind,
lulelakrës me 10.6 për qind, lakrës
me 4.4 për qind, domateve me 2.9
për qind etj. Po në muajin prill, në
krahasim me marsin 2008, vihet re
një ulje me 0.2 për qind e frutave,
por në krahasim me vitin e kaluar,
çmimet kanë pësuar rritje me 10
për qind. Ndërkaq, gjatë kësaj
periudhe çmimet për artikujt
e tjetër ushqimorë (përjashto
fruta-perimet), kanë pësuar rritje,
ku mund të përmendim rritjet
në nëngrupet, "bukë e drithëra"
me 1.5 për qind, "mish", "peshk",
"qumësht, djathë e vezë" me 0.2
për qind dhe "ushqime të tjera"
me 0.1 për qind.
Të tjera
Ndryshe nga artikujt bazë të
ushqimit, për grupin "Veshje dhe
këpucë", situata duket më e favorizuar
për konsumatorin shqiptar.
Kjo pasi çmimet për këtë
kategori mallrash kanë pësuar
rënie me rreth 0.3 për qind. Ulje
e lehtë me 0,2 për qind vërehet
te shërbimet në sektorin "Qira,
ujë, lëndë djegëse dhe energji".
Sipas INSTAT-it, kjo ulje e çmimit
për këtë kategori ka ardhur
si rrjedhojë e uljes së çmimit të
druve të zjarrit me 3.4 për qind,
pavarësisht se në muajin prill
çmimi i naftës shënoi një rritje
prej 0.8 përqindësh dhe çmimi
i benzinës një rritje prej 0.9 përqindësh.
Kurse tarifat e energjisë
elektrike kanë pësuar një rritje
mesatare nga muaji prill me 17
për qind.
kanë zbutur disi nivelin
mesatar të çmimeve në
vend, duke ndikuar dhe në normën
e inflacionit. Kjo duket nga
rezultatet e anketimit për çmimet
e artikujve kryesorë të konsumit
të kryer nga Instituti i Statistikave
(INSTAT) për muajin prill 2008.
Rezultatet rezultojnë me një ulje
të lehtë të çmimeve me 0,4 për
qind në krahasim me muajin
mars 2008, por me një rritje 4,4
për qind në krahasim me vitin
e kaluar. Kjo tregon qartë dhe
normën e inflacionit në vend, që
sipas INSTAT-it, në muajin prill
ka pësuar rënie me 0,2 për qind,
nga 4,6 për qind, të regjistruar në
mars 2008. Në përgjithësi, çmimet
vazhdojnë të jenë të larta, ku
ndikimin kryesor për këtë periudhë
e kanë dhënë frutat, me një
rritje të çmimeve me rreth 10 për
qind. Po në këtë nivel kanë pësuar
ulje të çmimit perimet, të cilat
kanë dhënë impaktin në uljen e
inflacionit, si rrjedhojë e futjes në
treg të prodhimit vendas.
Çmimet
Pavarësisht konstatimit të
INSTAT-it, për një rënie të çmimeve,
kostoja e jetesës për shqiptarët
vazhdon të mbetet tepër
e lartë dhe kjo duket hapur në
pazarin e përditshëm që kryejnë
konsumatorët. Kështu, në grupin
e artikujve kryesorë të konsumit,
"Ushqime dhe pije joalkoolike",
vihet re një ulje prej 0.8 për qind.
Brenda këtij grupi, ulja më e madhe
prej 6.9 përqindësh vërehet
te perimet. Konkretisht, nga vëzhgimi
në treg, del me ulje çmimi i
kastravecëve me 47.5 për qind,
lulelakrës me 10.6 për qind, lakrës
me 4.4 për qind, domateve me 2.9
për qind etj. Po në muajin prill, në
krahasim me marsin 2008, vihet re
një ulje me 0.2 për qind e frutave,
por në krahasim me vitin e kaluar,
çmimet kanë pësuar rritje me 10
për qind. Ndërkaq, gjatë kësaj
periudhe çmimet për artikujt
e tjetër ushqimorë (përjashto
fruta-perimet), kanë pësuar rritje,
ku mund të përmendim rritjet
në nëngrupet, "bukë e drithëra"
me 1.5 për qind, "mish", "peshk",
"qumësht, djathë e vezë" me 0.2
për qind dhe "ushqime të tjera"
me 0.1 për qind.
Të tjera
Ndryshe nga artikujt bazë të
ushqimit, për grupin "Veshje dhe
këpucë", situata duket më e favorizuar
për konsumatorin shqiptar.
Kjo pasi çmimet për këtë
kategori mallrash kanë pësuar
rënie me rreth 0.3 për qind. Ulje
e lehtë me 0,2 për qind vërehet
te shërbimet në sektorin "Qira,
ujë, lëndë djegëse dhe energji".
Sipas INSTAT-it, kjo ulje e çmimit
për këtë kategori ka ardhur
si rrjedhojë e uljes së çmimit të
druve të zjarrit me 3.4 për qind,
pavarësisht se në muajin prill
çmimi i naftës shënoi një rritje
prej 0.8 përqindësh dhe çmimi
i benzinës një rritje prej 0.9 përqindësh.
Kurse tarifat e energjisë
elektrike kanë pësuar një rritje
mesatare nga muaji prill me 17
për qind.