INSTAT po kalon ne varesi te kryeministrit opozita kundershton

Komisioni parlamentar i ekonomise miratoi sot nje ndryshim ne ligjin per statistikat sipas te cilit Instituti i Statistikave kalon ne varesi te kryeministrit. Deputetet e koalicionit qeveritar pohuan se ky ishte nje formalitet qe lidhej me faktin se deri sot ne ligj nuk parashikohej konkretisht varesia e ketij institucioni. Por deputetet e opozites kundershtuan ndryshimin ligjor duke thene se keshtu vendoset edhe me ligj varesia faktike qe ka INSTAT nga kryeministri Berisha. Opozita kerkoi qe INSTAT te jete nen varesine e parlamentit.
Vendimi terhoqi kritikat e analisteve te ekonomise. Ata shprehen shqetesimin se varesia e drejtperdrejte e INSTAT nga kryeministri do te kompromentoje besueshmerine e te dhenave qe mund te keqperdoren politikisht gjate perpunimit nga ky institut. Sipas tyre ky vendim nuk e ndihmon rritjen e cilesise se punes ne INSTAT.
Studiuesit e ekonomise verejne se vendimi per INSTAT shkon perkunder tendences se pergjithshme te viteve te fundit kur kryeministri dhe qeveria decentralizuan shume kompetenca duke ngritur agjenci te pavarura ne te gjitha fushat. Ata pohojne se statusi me i pershtatshem per INSTAT qe do te rritte besueshmerine e te dhenave do te ishte pavaresia e tij shkencore e monituar apo nen kujdestarine e parlamentit.
Megjithate sipas tyre problemi themelor eshte se INSTAT nuk po arrin dot qe te ngrihet ne nivelin e standarteve te Bashkimit Europian Instituti i Statistikave nuk sherben me shpejtesine as me saktesine dhe as me etalone matje te krahasueshme me treguesit e Bashkimit Europian. Shpesh te dhenat qe nxjerr Shqiperia nuk perputhen nuk jane bashkeplotesuese me tabela grafike dhe parametra europiane pohojne ata.
Kryeministri Sali Berisha po e permend perhere e me shpesh INSTAT ne fjalimet e tij publike te mbushura me dhjetera shifra e te dhena. Ai tha sot ne mbledhjen e grupit te deputeteve se sipas statistikave ekonomia shqiptare ka fituar qendrueshmeri ndaj po rrit prodhimin dhe eksportet. Zoti Berisha tha se privatizimet do te vazhdojne me Albpetrolin e hidrocentrale te vogla dhe ne teresi bizneset do te perfitojne lehtesi te tjera ndersa investuesve te huaj do tu sigurohet nje klime me e favorshme pune.