INSTAT publikon shifrat e rritjes se cmimeve per shkurtin

Instituti i Statistikave ka publikuar sot ne gjuhen e shifrave rritjen e cmimeve per muajin shkurt. Sipas INSTAT-it indeksi i mimeve te Konsumit ne muajin shkurt 2011 arriti 113.0 per qind kundrejt muajit dhjetor 2007 Dhjetor 07=100 duke shenuar nje rritje prej 2.3 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Ndryshimi vjetor ne muajin shkurt eshte 4.5 perqind ne nje kohe kur ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ndryshimi ishte 4.7 per qind.
INSTAT-i konstaton se indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkolike shenoi nje rritje prej 4.9 per qind brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 23.5 per qind verehet ne nengrupin zarzavate perfshire patatet. Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te domateve me 44.9 per qind qepeve te thata me 41.5 per qind specave me 35.9 per qind kastravecave me 31.2 per qind patateve me 33.1 per qind etj.
mimet e nengrupit fruta shenuan nje rritje prej 4.0 per qind ku mund te permendim rritjen e cmimit te limonave me 15.5 per qind mandarinave dhe molleve me 4.7 per qind dardheve me 4.0 per qind portokalleve me 2.2 per qind etj. Gjate muajit shkurt cmimet shenuan rritje edhe ne nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet buke dhe drithra me 3.2 per qind sheqer e embelsira me 3.3 per qind vajra dhe yndyrna me 0.5 per qind qumesh djathe e veze me 0.2 per qind etj.
Sipas INSTAT-it indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 2.2 per qind ku mund te vecojme rritjen e cmimit te duhanit me 3.8 per qind.
Indeksi i grupit Veshje dhe kepuce shenoi nje ulje prej 0.4 perqind brenda te cilit cmimet e veshjeve shenuan nje ulje prej 0.1 perqind dhe cmimet e kepuceve nje ulje prej 1.1 perqind.
Indeksi i grupit Qera uje lende djegese dhe energji shenoi nje rritje prej 0.5 perqind ku mund te vecojme rritjen e cmimit te gazit te lengshem me 1.1 perqind.
Indeksi i grupit Shendeti shenoi nje rritje prej 2.2 perqind brenda te cilit cmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 1.6 perqind.
Indeksi i grupi Transport shenoi nje rritje prej 0.6 perqind. Gjate muajit Janar cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 1.5 perqind dhe cmimi i benzines 1.3 perqind.