E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parapagesa e akcizes rrit burokracite

Bizneset e konsiderojne teper te larte cmimin e percaktuar te pulles se akcizes per cigaret dhe alkoolin. Duke bere nje krahasim me cmimin e etiketave ato theksojne se kemi te bejem me nje ndryshim drastik. Pershembull nje pale etiketa shishesh blihen me 3 euro/1 000 cope ndersa pullat fiskale do te kushtojne minimumi 20 euro/ 1 000 cope.
Sipas detyrimeve ligjore te miratuara tashme ne rastin e birres duhet qe prodhuesit te paguajne vleren e akcizes dhe me pas te fillojne procedurat per rimbursimin gje e cila ka afatet kohore te saj.


E njejta gje vlen edhe per mallrat e skaduara per te cilat paraprakisht duhet paguar akciza dhe me pas bizneset mund te kerkojne rimbursimin e saj pasi te jene bere verifikimet perkatese. Nje shqetesim tjeter i prodhuesve lidhet me koston e mirembajtjes se linjave te stampimit te kodeve te sigurise per birren. Nese ajo nuk behet nga kompania koncesionare sipas tyre do rrise edhe me teper koston e prodhimit. Ekzekutivi ka dhene me koncesion sherbimin e prodhimit te pullave te akcizes nje kompanie te huaj per dhjete vjet. Gjate kesaj periudhe kompania zotohet se do te investoje 10 milione euro ndersa shteti shqiptar do te fitoje 2 te totalit te te ardhurave nga shitja e pullave te akcizes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›