E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Bregdeti i sotëm si Lana e vitit 2000

Foto ilustruese- faqe 10Nga Skënder Minxhozi*

Ka një përshtypje të përgjithshme se maxhoranca e re po vjen në majë të rruspave, dy muaj përpara se të hyjë në zyrat e qeverisë në fillim të shtatorit. Artan Lamen, ekspertin e trashëgimisë kulturore dhe të menaxhimit të territorit nuk e shqetëson fare ky imazh prej shkatërrimtari. Madje ai thotë se batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit, por edhe në brendësi të vendit, kërkon medoemos një imponim të fortë të ligjit. Por jo gjithçka është për tu hedhur në tokë, thotë Lame. 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. Fatkeqësisht një pjesë e bregut është e pariparueshme, shprehet ai Ka një përshtypje të përgjithshme se maxhoranca e re po vjen në majë të rruspave, dy muaj përpara se të hyjë në zyrat e qeverisë në fillim të shtatorit. Artan Lamen, ekspertin e trashëgimisë kulturore dhe të menaxhimit të territorit nuk e shqetëson fare ky imazh prej shkatërrimtari. Madje ai thotë se batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit, por edhe në brendësi të vendit, kërkon medoemos një imponim të fortë të ligjit. Por jo gjithçka është për tu hedhur në tokë, thotë Lame. 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. Fatkeqësisht një pjesë e bregut është e pariparueshme, shprehet ai.

 

Zoti Lame, në imagjinatën kolektive të pas 23 qershorit, problemi i ndërtimeve pa leje, sidomos ato në bregdet, po shihet i ngjashëm me Lanën e dikurshme dhe me Parkun Rinia të një dekade e ca më parë. Përtej faktit që do të jetë sërish dyshja Rama-Meta, ajo që do të ndërmarrë këtë aksion të përfolur prishjesh e sistemimesh, sa i saktë është sipas jush krahasimi në fjalë?

Përpara se ti hyj shpjegimit se sa qëndron ky krahasim, do të doja që të tërhiqja vëmendjen e të gjithëve në një çështje që nuk është më thjesht dëshira e një partie. Shqiptarët më 23 qershor, midis shume gjerave, votuan edhe për një gjë: për ti dhënë fund epokës së barbarisë së territorit. Ajo çka kemi bërë ne, të gjithë shqiptarët, me vendin tonë në këta 23 vjet, është e paimagjinueshme. E kemi plaçkitur, e kemi zhvatur, e kemi shkulur, kemi djegur e kemi prerë pyje, kemi gërryer lumenj, kodra e male, kemi ndërtuar pa leje ku dhe sa kemi mundur, kemi shkelur ligjet, kemi rrënuar trashëgiminë, i kemi bërë të gjitha të ligat e mundshme.

Them kemi sepse jo vetëm ata qe i kanë bërë fizikisht këto gjëra kanë përgjegjësi, por të gjithë, edhe klasa politike, edhe intelektualët, edhe qytetaret, edhe të gjithë ata që nuk iu kundërvunë dot kësaj barbarie, nuk mund të çfajësohemi dot. Dhe, mbi të gjitha pastaj, 8-vjetëshi i fundit i qeverisjes së Sali Berishës. i ribëri truallit shqiptar atë që ja kishte bërë një herë më 97-ën. E pra, për të gjitha këto shqiptarët votuan për tju thëne: MJAFT ME!

Unë besoj se personalisht Edi Rama, jo vetëm që e ka perceptuar thellë këtë mesazh popullor, por ka dhe konstruktin e qytetarit që nuk pajtohet dot as mendërisht me barbarinë e territorit.

Për tju kthyer tani krahasimit tënd; ai është i saktë për disa arsye: E para, për atë që thamë, që njerëzit kanë dëshirë ti kthehen rregullit. E dyta, ashtu si Lana dikur kish qenë e bukur, u pushtua nga paligjshmëria dhe u çlirua më pas serish për të rifituar hijeshinë e saj të dikurshme, ashtu ju siguroj do të ndodhë edhe me bregdetin shqiptar; i virgjër dikur, u pushtua nga ndërtimet me dhe pa leje dhe do ti rikthejmë me sa të mundemi elegancën e tij të dikurshme. Dhe e treta, ashtu sikundër viti 2000 ishte mbyllja e një epoke, e epokës së kioskëzimit; ashtu edhe viti 2013 do të jetë mbyllja e një epoke tjetër në historinë e zhvillimit të vendit, e epokës së kaosit urban.

Duke ju përmbajtur sërish krahisimit me Lanën, mendoni se situata e ndërtimeve në bregdet është më e rëndë, më pak e rëndë apo e njëllojtë?

Jo, pa dashur ta dramatizoj, situata në bregdetin shqiptar, është shumë më e rëndë se Lana e vitit 2000! Kjo, jo vetëm për faktin se fenomeni Lana apo Kjoskë, ishte më i kufizuar dhe, financiarisht, me i përmbajtur, por edhe sepse nëse Lana apo Parku Rinia, pas kthimit në identitet, rifituan tërësisht shkëlqimin e dikurshëm, me keqardhje them se disa zona të bregdetit shqiptar janë dëmtuar apo kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme.

Kemi parë këto 22 vjet sesi është pushtuar bregu i Adriatikut dhe Jonit nga ndërtime pa leje, nga kasollet e deri tek hotelet gjigande apo pistat private. Sa realiste është që të shkatërrosh sot gjithçka është bërë keq në dy dekada?

Unë kam qenë pjesë e aksionit Kthim në Identitet i vitit 2000, dhe mbaj mend shumë mirë dyshimet e atëhershme, diskutimet e gjata, frenimin normal të brendshëm dhe, në ndonjë moment, edhe lëkundjet nëse do ti dilej apo jo mbanë atij aksioni. Në fakt, asgjë nuk ndodhi. Pas fërkimeve të para, entuziazmi i përgjithshëm i qytetarëve për atë që po bëhej, i dha më tepër nxitje atij aksioni, madje dhe thellimit të tij. Të mos harrojmë se ajo që ndodhi me Lanën dhe me Parkun Rinia, më pas u kthye në model për të gjithë Shqipërinë, në një furtunë të vërtetë që çliroi shumicën e hapësirave të gjelbra të vendit. E njëjta gjë, jam i bindur se do të ndodhë edhe kësaj radhe, madje në një masë shumë më të madhe.

Sidoqoftë, le të bëjmë një saktësim. Këtu nuk po flasim për shkatërrimin e çdo gjëje që është ndërtuar në bregdetin shqiptar. Duhet të kemi parasysh se në bregdetin Adriatik dhe atë Jonian ka edhe mijëra ndërtime me leje, në përputhje me ligjin, apo në zbatim të planeve rregulluese të miratuara, të cilat aktualisht përballojnë fluksin e madh turistik në vend. Qëllimi ynë është pikërisht tju lirojmë frymëmarrjen këtyre bizneseve, të cilat përbejnë një bazë ekonomike të jashtëzakonshme për vendin dhe për mijëra familje.

Sot përllogaritet që në Shqipëri të ketë rreth 350-400 mijë ndërtime pa leje, nga të cilat rreth 30-50 mijë janë në zonat bregdetare, prej derdhjes së Bunës në veri e deri në Kepin e Stillos në jug. Këtu përfshihen ndërtime pa leje të të gjitha tipeve, që nga shtesat e kateve, shtesat anësore, ndërtimet pa leje të tipit banese vetjake, ndërtimet e pallateve pa leje, vila, fshatra turistikë, restorante, hotele, etj. Do të jetë e nevojshme të bëhet një punë e madhe për të përpunuar gjithë këtë sasi objektesh dhe për të vendosur për fatin e tyre.

Koncepti i prishjes s

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›