Lawrence: Statujën e Oscar-it nuk e mbaj në shtëpi

Jennifer Lawrence me prinderit e saj
Fitoi çmimin e saj të parë Oscar në karrierë në fillim të këtij viti, por Jennifer Lawrence ka zbuluar se nuk e mban më në shtëpi statujën për shkak se i përcillte një energji të çuditshme.
Aktorja 22-vjeçare u shpall në muajin shkurt aktorja më e mirë protagoniste për interpretimin në filmin Silver Linings Playbook dhe ka treguar se statuja gjendet në shtëpinë e prindërve të saj në Kentaki.
Më dukej e çuditshme ta mbaja në shtëpi Oscar-in. Ia dhashë prindërve ta ruanin sepse më përcillte një energji të çuditshme. Më dukej sikur mburresha me atë arritje dhe fillimisht e kisha vënë në një vend ku të mos shihej nga mysafirët. Kur e pa mamaja vendin që i kisha rezervuar (pranë tualetit), më tha që do e merrte në shtëpinë e saj, tha Lawrence për Access Hollywood,transmeton “TCh”. P.K