E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Edi Rama: Do i marr në kryeministri 2 breshkat, Fatos dhe Sali

edi_rama_1Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministri i ri i vendit ka rrëfyer të enjten në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” për gazetarin Baton Haxhiu, historinë me dy breshkat e tij, që janë pagëzuar me emrat Sali e Fatos. Përtej politikës, Rama ka folur për filmat, librat që lexon dhe muzikën që dëgjon.

Po fillojmë me breshkat që kanë  bujtur në zyrën tuaj në PS. Çdo  bëhet me breshkat? 

Breshkat do të vijnë me mua në  zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre  është shumë e thjeshtë. Një miku  im artist, kishte qenë në Senegal,  shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me  astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të  mbajnë breshka në vendin ku rrinë.  Një natë, duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës,  një breshkë që po kalonte rrugën. I  thashë shoferit: “ndalo dhe merre”  dhe e morëm breshkën. Pastaj  morëm edhe një tjetër. Të dyja,  sepse nuk mund të kishim Fatosin  pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua.

Dy gjëra që janë interesante  në këto zgjedhje: e ndërrove  ngjyrën e kuqe për arsye se në  fillim ke qenë pjesë e një revolucioni edhe politik, edhe kulturor,  edhe ideologjik në vitet 1990 dhe  tash ju pret një revolucion tjetër,  ikja nga tranzicioni. Dhe ky është  po aq i rëndë sa ai i dikurshmi… 

Ngjyra e purpurt është në fakt ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë dhe ne sot kemi një koalicion që  shkon nga e purpurta te e kuqja, por njëkohësisht që ka detyrë madhore  që i bashkoi shqiptarët.

A mund ta keni për projekte të  mira një tender të hapur, sepse  njerëzit vijnë por e kanë të pamundur të trokasin në dyert burokratike për faktin se i frikësohen projekteve të mira? 

Sigurisht edhe ata që kanë kontribuuar për fushatën dhe kanë aftësitë.  Fitorja jonë nuk duhet të përjashtojë  askënd tjetër që nuk ka qenë pjesë  e fushatës. Shqipëria ka nevojë për  një ekip. Ne kemi detyrën tu japim  mundësinë atyre që të bëhen pjesë  e një ekipi.

 Si do të përballeni me nacionalizmin, sepse e keni një program  për Preshevën… 

Sigurisht që nuk marr përsipër të  bëj zbërthimin e plotë të nacionalizmit, sepse kjo është një çështje që  kërkon një diskutim shumë të gjatë.  Por, unë e kam shumë të thjeshtë,  nëse për nacionalizëm marrim atë  që në fakt për mua është nacionalizmi, unë e refuzoj nacionalizmin, unë  zgjedh atdhedashurinë si një motivim të brendshëm për ti shërbyer  vendit, duke mos harruar asnjëherë  që problemet e vendit nuk zgjidhen  përmes luftës me të tjerët, në rast  se vendi është i lirë dhe qeveriset  nga një forcë legjitime, tjetër gjë  nëse vendi është i pushtuar dhe  lufta me pushtuesit është luftë edhe me të tjerë. Unë besoj se ne jetojmë në një kohë krejtësisht tjetër  dhe sfida jonë është që të jetojmë  me kohën e re një orë e më parë.

Atëherë po ndalem te një figurë, jeni marrë vazhdimisht me  analizën e binomit Nano-Berisha, nga perspektiva si kryetar  bashkie dhe si intelektual. A ju  mungon zoti Nano si subjekt i  analizave që keni bërë dhe nuk  do ti bëni? A do ju mungojë z.  Nano në pjesën tuaj të politikës,  se do ju mungojë dhe si subjekt  i analizës? Çfarë do të bëni me  personalitetin e tij, apo do tia  lini historisë së PS-së? 

Ai e shkruan vetë historinë e tij dhe  sigurisht të tjerët pastaj shkruajnë historitë e tuaja. Është si historia e bukur e një filmi të bukur të  Akira Kurosava ku katër vetë që  marrin pjesë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme. Megjithatë jam i bindur se  tek e fundit pak gjëra mbeten për  tu sqaruar nga historia lidhur me  figurën e Fatos Nanos, qoftë për  mirë, qoftë për keq. Meqë prekëm moralin në politikë,  nuk ju pyeta për moralin, diskursin në politikë që do të ndërtoni,  por më kujtohet që ju keni thënë  që ajo që i mungon politikës sonë  është morali, është sistemi gjyqësor  dhe rendi juridik. Janë dy gjëra për  të cilat europa dhe ju keni qenë të  shqetësuar.

A mund të ndërtoni një  besueshmëri te kjo pikë, sepse aty  varet rendi dhe ligji?

Aty varet raporti me Evropën, raporti me njeriun, me respektin dhe me shijen  tek e fundit. Sigurisht, që ne nuk jemi të pagabueshëm dhe do të bëjmë gabime,  por sfida është gjithmonë të bëjmë  gabime të reja, jo të përsërisim gabime të vjetra. Unë sigurisht mund  të them se çfarë do të bëjmë, por mendoj se më me rëndësi dhe më  e besueshme është t’ua themi se çfarë nuk do të bëjmë dhe çfarë  mund të bëjmë. Pavarësisht se për  Presidentin e Republikës, unë kam  pasur rezervat me ngjyra të forta  në një moment, si kryeministër ju  nuk do më shikoni ndonjëherë që  të sulmoj presidentin e Republikës  me atë retorikë dhe me atë brutalitet që është sulmuar. Por, edhe  nëse do të kemi mospërputhje në  këndvështrime, këto do ti trajtojmë sipas standardeve europiane  edhe në komunikim. Ne nuk kemi  zgjedhur shumëkënd nga ata që janë  në institucione të pavarura, por ne  nuk do ti sulmojmë institucionet e  pavarura sepse kjo bën më shumë  dëm se sa mirë

Ju thatë që do të bëjmë gjithçka ndryshe nga të tjerët që ka-në bërë ose sdo bëjmë atë që  të tjerët kanë bërë. Por në mikrostrukturë si do të depërtohet,  sepse kjo bëhet me njerëz të cilët  emërohen drejtorë . Kjo është  një menaxhim që nuk shkon lehtë  dhe do kohë? 

Ne duhet të gjejmë zgjidhje efikase  duke pasur një qasje modeste dhe  të ndërtuar mbi bazë të eksperiencave të suksesshme. Unë dua  që ne të bëjmë një auditim të Sh-qipërisë. Pra, është një model i cili  është ndjekur nga të tjerë përpara, rasti më i freskët, qeveria sllovake e kryeministit Fiço përpara se  sa të merrte përsipër gjërat, kërkoi  auditimin e Sllovakisë. Një auditim  i Shqipërisë i pavarur, jo nga ne,  është i domosdoshëm për të nxjerrë në pah të vërtetat mbi ekonom-inë, financat, mbi shumë çka tjetër  dhe për të ndarë me njerëzit pamjet reale të vendit. Po ashtu, e kemi  marrë përsipër dhe mund ta çojmë  përpara projektin e dhimbshëm nga  pikëpamje politike dhe elektorale,  të pavarësimit të INSTAT-it duke e  binjakëzuar me një institucion të një  vendi të BE-së që e merr në menaxhim në bazë të një program që ka BE  për një numër vitesh dhe e bën të  pamundur ndërhyrjen e qeverisë për  të rregulluar shifrat e papunësisë,  korrupsionit etj. Po ashtu, duam që  doganat e Shqipërisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›