E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Basha e nis garën nga Elbasani, Olldashi nga Fieri (VIDEO)

luliLulzim Basha dhe Sokol Olldashi nisin të shtunën më terren garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Dy rivalët kanë zgjedhur ta nisin betejën nga qarqet ku ndihen më të fortë, Basha në Elbasan ku doli deputet në 2009 dhe Olldashi në Fier, ku është i pari i listës për të dytin mandat radhazi.

Basha besohet se ka lidhje të forta me strukturat e partisë në këtë zonë që prej fushatës elektorale të 2009, kur ai kryesoi listën e deputeteve demokrate, derisa u tërhoq për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Duket për të dëshmuar forcë, edhe Olldashi ka nisur nga një qark ku e ndjen veten të fortë dhe jo nga Tirana, zonë në të cilën ka qenë kryetar i degës së PD-së, para Aldo Bumçit.

Në 22 korrik, demokratët janë thirrur të zgjedhin sipas parimit një anëtar një votë, pasardhësin e Berishës.

Por megjithëse komentet e mbështetësve janë të shumta vetëm në rrjetet sociale, nuk mungojnë edhe zëra të eksponentëve që shprehin qëndrime në media.

Sybi Hida, ish-deputet i PD-së në legjislaturën që u mbyll, pak orë pasi mori teserën në selinë blu, tha se gara mes Olldashit dhe Bashës është reale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›