E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami, Kadeli dhe Dogjani, kandidatë në listën e PD-së

islamiPara pak ditësh, kryeministri Sali Berisha u premtoi bashkëpunim afatgjatë tre tradhtarëve të Partisë Socialiste, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani.

Me shumë gjasë bëhej fjalë për ti vendosur ata në listën e kandidatëve për deputet të PD-së.

Siç raporton Shqiptarja.com, tre deputetët do jenë në listën e PD-së.

Ata e kanë marrë këtë siguri pas mesnatës së djeshme.

Ende nuk dihet se cilat do jenë pozicionet e tyre në listat e PD, por me shumë gjasë Islami do ketë një vend të sigurt, kurse Asllan Dogjani do të vuajë disi. Të dy mund të jenë në listën e Tiranës. Dogjani do bëjë fushatë në zonën e Bathores dhe Kamzës.

Ndërkohë Kadeli mund të jetë në Lezhë, ku ka edhe ndikim tek elektorati i majtë.

Qarku i Lezhës do ketë një garë të fortë pasi opozita ka shumë pretendime./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›