E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Meta: Jemi partizanë të ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri i takon PS-së

metaMë në fund kanë rënë në paqe shpirtrat e trazuar prej makthit të çështjes së kryeministrit. E sqaroi mbrëmë Ilir Meta, në programin Opinion, i pyetur nga analistët në atë studio. Nuk kemi asnjë problem me këtë çështje. Atë e zgjedh Kushtetuta, dhe jo ne, tha Meta. Po vijon të flasë me një gjuhë njësoj të interpretueshme, si gjatë fushatës? Jo, menjëherë më pas saktëson: Kryeministri i takon partisë më të madhe në vend, dhe partia më e madhe është Partia Socialiste.

Cili është sekreti i rezultatit surprizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit?

Unë rezultatin për hir të transparencës ndaj publikut ua kam thënë pak a shumë para një muaji. Por ju nuk keni dashur ta merrni seriozisht se u është dukur një rezultat shumë i thellë. Ai në fakt vajti edhe më i thellë se sa e mendoja unë.

Ju më thatë 80 mandate e majta dhe 80 mandate e majta ishte e pamundur në fakt me llogari matematikore?

Ishte plotësisht e mundur, pasi unë mendoj se e majta ka qenë gjithmonë shumicë në Shqipëri. Partia Demokratike gjatë këtyre tetë viteve qëndroi në pushtet kryesisht për shkak të përçarjes të së majtës kështu që ky proces reflektimi që ndodhi gjatë vitit të fundit dhe koalicioni i para 2-3 muajve, natyrisht përveç shumicës së majtë dhe njëkohësisht duke përfshirë edhe shumë shtresa të tjera të shoqërisë të cilat u ndien të përfshira nga qeverisja aktuale, jo vetëm kaq por u ndjen shpeshherë të sfiduara nga arroganca e saj padyshim bënë këtë ndryshim përtej parashikimeve normale duke pasur parasysh sistemin.

Z. Meta, kam përshtypjen se në 2009-n ju dhe Partia Socialiste bashkë kishit më pak vota se e djathta…

E para nuk e besoj dhe e dyta politika nuk është aritmetikë. Politika është edhe frymë edhe natyrisht ë edhe fryma e bashkëpunimit sjell edhe shumë më tepër vota se sa votuesit e qëndrueshëm të çdo force politike.

Partia Socialiste ka mbetur në vend, Partia Demokratike është ulur në vota. Nga cili thes janë nxjerrë këto 16 mandate të Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Së pari nuk është e vërtetë se PS-ja ka mbetur në vend. PS-ja është forca e parë politike në mënyrë të qartë dhe natyrisht që ka një rritje edhe në vlerë absolute të votave. Së dyti kam dëgjuar dhe më vjen për të qeshur shumë me historinë e votave të LSI-së, aq më tepër kur flitet për problemin e imoralitetit të elektoratit shqiptar i cili jam i bindur se jep gjykimin e tij me qetësi për moralitetin e secilit. Por të mos harrojmë se LSI-ja që kur u krijua në vitin 2005 kishte 120 mijë vota, ndërkohë që u fut në kushte krejt të pabarabarta. Po të mos harrojmë se në vitin 2009 u përjashtua në mënyrë demonstrative përmes kodit dhe u luftua në mënyrën më të ashpër, gjë që nuk mund të sillte as rezultatin real, por njëkohësisht ishte edhe një trysni e madhe ndaj votuesve të cilët nuk donin që vota e tyre të manipulohej apo të dëmtohej. Kështu që LSI-ja gjithmonë ka treguar që është një forcë politike e cila gjithmonë e ka pasur një elektorat solid prej 120mijë votash. Për rastin konkrete unë të gjithë ata që bëjnë analiza bazuar mbi moral, kanë të drejtë secili, por janë krejtësisht inkoherent për arsye se LSI-ja në radhë të parë 60% të elektoratit të saj e ka nga mosha 32-33 vjeç, pra nga mosha 18 deri në 33 vjeç. Dhe kryesisht shumica e tyre dhe sidomos maturantë, studentë apo të rinj nuk kanë ndonjë lidhje të veçantë as për interes apo për punë e përfitime të tjera. Përkundrazi ata shikojnë një shpresë, shikojnë një alternativë, ata gjejnë vetveten dhe LSI ka tetë vite që punon me rininë dhe ka organizatën rinore më të fuqishme dhe më të spikatur. Njëkohësisht më duhet t;iu them se amoraliteti e mori ndëshkimin e vet me kë votë protestë. Sepse të jeni të sigurt ju se në rast se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk do të kishin ushtruar atë trysni të tmerrshme që ushtruan ndaj administratës publike duke u kërkuar të fotografohet vota, duke u kërkuar ët shkojnë me pahir nëpër mitingje, duke bërë spastrime masive nga administrata dhe kështu me radhë të jeni të sigurt që rezultati do të kishte qenë pak më i ngushtë. Ashtu sikurse më duhet tiu them se në raste se policia e shtetit do të kishte qenë më e përmbajtur rezultati do të kishte qenë përsëri më i ngushtë. Jemi në një kohë kur populli shqiptar nuk mund të pranojë një mënyrë sjelljeje të cilës i ka kaluar koha dhe kur kërkohet ti bëhet trysni përmes veprimeve arrogante, sikurse ishte për shembull një rast i tillë edhe ndryshimi i një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas sondazheve më serioze, mbi 80 e ca për qind e shqiptarëve kanë qenë kundër mënyrës se si u veprua nga ana e qeverisë dhe maxhorancës për heqjen e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse kanë parë një shqetësim, një frikë tek garancia e votës së tyre dhe tek tendenca për të përsëritur situata jo normale për një vend demokratik. Kështu që mendoj se janë shumë elementë. LSI është një parti shumë serioze, e cila ka struktura në të gjithë vendin dhe rritja e LSI-së është kudo, në çdo qendër votimi të Shqipërisë, në çdo rreth, në çdo komunë, në çdo qark. Dhe kjo është rritja e një partie që punon, e një partie, e cila kishte një program shumë të qartë në zgjedhje, e cila nuk bëri asnjë spot negativ ndaj askujt por vlerësoi thelbin e saj, prezantoi prioritetet e saj dhe tregoi një qartësi, e cila mendoj se është përkrahur në një mënyrë të pëlqyeshme për ne.

Duket sikur ka një lloj euforie që keni mundur Berishën, por ai ka 20 vjet që ju mund dhe do vinte një ditë që do ta mundnit…

Së pari, nuk ka ndonjë eufori në qëndrimet e mia. Mendoj se realizimi i këtij koalicioni e kishte të qartë edhe përcaktuesin e koalicionit fitues. Dhe absolutisht mendoj se fitorja vjen për shkak se kërkohet një ndryshim, kërkohet një qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe kërkohet një respekt më i madh për problemet e përditshme të qytetarit. Njerëzit janë lodhur, jo nga vizionet e mrekullueshme, por janë lodhur nga sukseset të cilat nuk i prekin, ndërkohë që prekin më shumë halle sesa suksese në ditët e sotme, për shumë arsye. Për arsyet tona por edhe për arsye të situatës ekonomike dhe financiare ndërkombëtare.

Z. Meta, në fushatën tuaj elektorale keni folur për borxhe të mëdha që qeveria i ka biznesit. A ndjeni ju përgjegjësi për këtë borxh elektoral, si pjesë e asaj qeverisjeje? Dhe së dyti, a keni ju ndonjë program se si të zgjidhni problemet e qytetarëve shqiptarë?

Mendoj se një nga gjërat që besoj se qytetarët kanë besuar tek LSI-a apo edhe tek unë si politikan është se asnjëherë nuk e kemi fshehur përgjegjësinë. Kemi marrë përgjegjësitë, kemi marrë kostot. Dhe besoj se ky lloj karakteri është vlerësuar gjithmonë. Përsa i takon problemeve ekonomike, mund tju them se ne kemi ndarë vazhdimisht mendime dhe vlerësime të ndryshme me kryeministrin Berisha përsa i takon situatës ekonomike. Sepse nuk ka qenë, sipas vlerësimit tim, realist për problemet e mëdha  të Shqipërisë dhe nuk është përgatitur në kohë për të bërë ato ndryshime strukturore, të cilat do të krijonin një impakt më pozitiv për tu mbrojtur nga kjo krizë e përgjithshme për qytetarët tanë. Dhe njëkohësisht, shumë nisma të cilat u morën në fund dhe për arsye elektorale mund të ishin marrë me kohë më përpara në funksion të nxitjes dhe të rritjes së punësimit. Autoritarizmi jo thjesht në mënyrën e përqendrimit të të gjitha pushteteve, në mënyrën e abuzimit dhe pavarësisë së institucioneve, por edhe në kuptimin e mungesës së një dialogu konstruktiv të vazhdueshëm me grupet e interesit, me biznesin, me shoqatat e ndryshme, me dhomat e tregtisë, me shoqatat e investitorëve të huaj këtu, me partnerët ndërkombëtarë, me Bankën Botërore, me KFW-në, me BERZH-in etj., etj. Është shumë e rëndësishme për të ndryshuar në radhë të parë gjithë mënyrën e drejtimit t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›