E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashamir Shehi: Do ishte normal rotacioni, por ky rezultat nuk pritej

Dashamir Shehi- faqe 10Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se ky rezultat i koalicionit të djathtë nuk pritej.

Ky rezultat nuk pritej për koalicionin e djathtë dhe Partinë Demokratike. Do të ishte shumë normale që të bëhej ndryshimi  pas tetë vitesh qeverisje, por ky rezultat që është deri më tani nuk pritej. Pasi të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave, ia vlen që të bëhet një analizë, por fillimisht duhet pritur rezultati përfundimtar i certifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë që edhe gjykimi të bëhet më serioz, shprehet ai për gazetën Panorama.

Sipas tij ka shumë arsye, por më logjike është që të bëhet një analizë pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi, megjithëse  rënia është kudo në të gjitha qarqet./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›