Përfundon numërimi në Kavajë, PS 2800 vota para PD-së (tani ti marrë dy gishtat Berisha)
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës, duke shënuar një rekord historik.
Parid Cara, kandidati i Partisë Socialiste është konfirmuar si fitues dhe si deputet i ardhshëm.
Në total, PS ka marrë 2800 vota më shumë se PD.
Një lajm i tillë është pritur me ovacione.
Kavaja ishte një qendër e fortë për këto zgjedhje, pasi debati për një monument me dy gishta në qendër të qytetit u kthye në çështje elektorale.
Bashkia deklaroi se do i heqë dy gishtat, kurse Berisha tha se nuk do guxojë askush ti prekë.