E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Moisiu: Nishani të mbledhë partitë për çështjen e KQZ-së

moisiuIsh- presidenti Alfred Moisiu, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se në listën e kandidatëve aktuale për parlamentin, ka nga ata që kanë jo vetëm probleme të moralit, por edhe probleme me drejtësinë. Ai kritikon ashpër presidentin për përdorimin e ushtrisë në fushatë, ndërsa i bën thirrje të mbledhë partitë për të zgjidhur ngërçin e KQZ-së. Moisiu dyshon se ka tentativa për të prekur zgjedhjet, ndërsa apelon shqiptarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të mendohen mirë kur të hedhin votën

Bisedoi: Lindita Çela

Z. Moisiu, nën siglën e forumit ku ju jeni anëtar, në vitin 2009, iniciuat dhe realizuat një proces që kishte të bënte me verifikimin e figurave të kandidatëve për deputet. Kjo nismë nuk është ndërmarrë për kandidatët e kësaj legjislature parlamentare? Përse u tërhoqët nga kjo nismë?

Është e vërtetë që kam qenë pjesë e një grupi që ndërmori nismën Për një Parlament të  Pastër për zgjedhjet e vitit 2009. Nisma, për të qenë korrekt u ndërmor nga Mjaft, ku u bashkova dhe unë dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile. Nisma për një parlament të pastër kishte për qëllim që të ndikonte në mënyrë sa më të përshtatshme që në listat e kandidatëve të përfshiheshin emra sa më cilësorë, sepse Shqipëria e meriton të ketë një Parlament të përbërë nga intelektualë, njerëz me integritet, njerëz që e njohin demokracinë perëndimore, njerëz që e duan të mirën e këtij vendi. Por për fat të keq, kjo nismë nuk dha frytet që pritej. Përgjegjësia kryesore për dështimin e saj ishte e forcave politike. E kam fjalën, në radhë të parë, për Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Në vitin 2009 ne dhamë mendimin tonë për kandidatët që nuk e meritonin të ishin në Parlament, megjithëse nuk kishim lista zyrtare të tyre. Mbështetur në kriteret e caktuara, një komision gazetarësh që grumbulluan të dhënat, mbi të cilat u krye vlerësimi, dhanë opinionet e tyre mbi vlerat personale të secilit. Mbi këto baza u hartua një listë, e cila iu dërgua forcave politike. Asokohe ne vlerësuam 21 kandidatura si të papërshtatshme për të qenë në sallën e Kuvendit. Por këto mendime të shoqërisë civile nuk u vlerësuan nga partitë politike, ata bënë çka kishin vendosur. Kjo që ne bëmë, krijoji një reagim të fortë tek personat që u përmendën, të cilët duke mos kuptuar qëllimin për të cilin u ndërmor ky veprim, hapën procese gjyqësore. Kjo nismë u mbështet në një përvojë rumune, e atje, si në disa vende të tjera, pati rezultat. Por për fat të keq, tek ne, si shumë nisma të tjera europiane e demokratike, nuk zënë vend. Dihet që tek ne, politika lufton më tepër dhe kryesisht për të marrë ose mbajtur pushtetin dhe jo për të ndërtuar demokracinë dhe shtetin.

Për këto arsye nuk u ndërmor kjo nismë për këtë legjislaturë të parlamentit? 

Kjo nismë u ndërpre, ndoshta edhe për shkak të presioneve dhe problematikave që shkaktoi bërja publike e asaj liste që ne bëmë në vitin 2009. U hapën disa procese gjyqësore dhe vjet, nga fundi i vitit, përfunduam të fundit. Megjithëse vlerësimi që ne bëmë nuk ishte gjykim, por vetëm një mendim i shoqërisë civile, për të pasur në Kuvend njerëz sa më cilësorë, mënyra se si reaguan partitë na dizimpenjoi. Megjithatë gjykoj se kjo është gabim. Nga kjo nuk duhet të kishim hequr dorë. Unë insistoj që një komision i tillë, që të merret me figurat politike, duhet bërë, fort mirë madje. Mua më vjen keq që shoqëria shqiptare është kaq amorfe sot. Në fund të fundit ata njerëz që venë në Parlament përfaqësojnë interesat tona. Nëse në kërkojmë bërjen e shtetit, kjo nis nga përbërja e Parlamentit, sepse ata iniciojnë dhe miratojnë ligje. Por po të shikosh, nisur dhe nga eksperienca që kam pasur në krye të shtetit, më shumë Parlamenti ngjan me reparte ushtarake, ku kemi dy komandantë, e që ata të zgjedhurit zbatojnë urdhrat e tyre, majtas kthehu e djathtas kthehu, dhe kaq. Unë them ne duhet ta korrigjojmë këtë përbërje të Parlamentit. Mënyra aktuale, ku listat e kandidatëve hartohen në sekret të plotë dhe shpallen vetëm 5 minuta para mbarimit të afatit ligjor, tregon një tmerr apo dhe frikë që kanë liderët politikë nga shpallja e tyre me kohë, që mund të lejonte gjykimin e cilësisë të kandidatëve. Unë nuk kuptoj pse kryetarët janë kaq të frikësuar për të publikuar listat me kohë, në mënyrë që çdokush do të jepte mendimin politik. Qoftë dhe për shfaqjen e listave minutat e fundit, ne nuk patëm asnjë mundësi që të jepnim mendimin tonë për këto kandidatura.

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë thënë se politikës po i largohen akademikët, figurat e njohura me integritet dhe afrohen biznesmenë dhe njerëz, për të cilët nuk gjen dot të dhëna as në Google. A është shpresëdhënëse, qoftë për politikë apo dhe integritetin e vendit, kjo kasë politike që po vjen?

Kjo është e vërtetë sa thoni, nisur nga sistemi elektoral që ne kemi është fakt që pjesa më e madhe e deputetëve janë zgjedhur sipas pëlqimit, kryesisht, të kryetarëve. Por të them të drejtën, nga listat që janë bërë publike, pjesën më të madhe të tyre unë nuk i njoh. Nuk kanë asnjë CV, që të jetë botuar gjëkundi, dhe mbi bazën e saj të vlerësosh. Në shtyp nuk kam parë asnjë CV për to, por çfarë kam dëgjuar e lexuar është ajo që listat e deputetëve janë problematike. Ka akuza që në to ka njerëz që merren me biznese jo të pastër, disa akuzohen se kanë pasur dënime gjyqësore, ka akuza se disa prej tyre kanë kryer edhe burg. Unë nuk them se pesha e burgut është e përjetshme, por ndryshon nëse kanë qenë në burg për motive kriminale apo për gjëra rastësore. Të tillë kurrsesi nuk duhet të jenë në sallën e parlamentit. Por siç e thashë, askund nuk ka një CV dhe askund nuk ka transparencë. Ka vetëm fjalë, që për mendimin tim, e komprometojnë shumë parlamentin e ardhshëm të këtij vendi.

Z. Moisiu, megjithëse ende nuk ka nisur fushata elektorale, duket se dy forcat kryesore kanë ndezur gjithë motorët e propagandës. Vihen re se më së shumti fushatat janë mediatike apo edhe goxha të kushtueshme, madje  nuk janë të paktë zërat që e quajnë alla amerikane. Në gjykimin tuaj, është pikërisht kjo që i ka munguar shqiptarëve? A gjeni në to alternativa të mirë për të nxjerrë vendin nga kriza?

Të ishte bërë kjo fushatë alla amerikane, do ishte mirë. Por ne mundohemi të imitojmë amerikanët, por nuk ia arrijmë dot. Mua më duket se këto zhurma, këto shfaqje, bëhen më së shumti për të mbuluar boshllëqet e mungesës së programeve, të cilësisë së kandidatëve dhe më shumë se kaq. Këto shfaqje bëhen për ti marrë mendjen elektoratit shqiptar, për të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›