E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Në Irak luftova për SHBA-në, në Shqipëri smë morën as polic (zyrtari që e refuzoi ishte Bujar Nishani)

mikeFlet shqiptari Mike Mileti, skuadër- komandant, brigada e III-të, Divizioni i III-të i Këmbësorisë Amerikane, veteran i Luftës së Irakut. Ai thotë se e kanë refuzuar në Shqipëri, nuk e kanë marrë as polic, me arsyetimin se duhet të tregojë bindjet partiake. Intervista është transmetuar në Top Channel, në emisionin Ekskluzive, kurse gazeta Dita shkruan sot se zyrtari që e ka refuzuar Miletin është Bujar Nishani, në atë kohë ministër i Brendshëm.

Bisedoi: Auron Tare

Mike, faleminderit për mikpritjen dhe për dëshirën për të folur për emisionin Ekskluzive. Do doja ta fillonim bisedën bashkë duke ju bërë një pyetje: Kur keni ardhur në Amerikë?

Kemi ardhur familjarisht në maj të vitit 1992.

Si erdhët?

Na doli lotaria, erdhëm me lotari këtu. Ishim nga të parët shqiptarë që erdhëm me lotarinë që jep Amerika.

Pra erdhët me familjen?

Po, me gjithë familjen. Unë, babai, kam edhe një motër.

Sa vjeç ishit ju atëherë?

Isha 9 vjeç.

9 vjeç. Si ishte jeta në Amerikë kur erdhët nga Shqipëria?

Shumë e vështirë, për faktin se kur kemi ardhur sdinim gjuhën, se dinim vendin, nuk dinim asgjë se dinim si ishte jeta. Vetëm çfarë kishim parë në televizor dhe në fakt qe shumë e vështirë, sidomos për babanë, për prindërit më shumë sesa për ne fëmijët, sepse ata kishin më shumë obligime që të na rrisnin, që të kujdeseshin për ne.

Po pse erdhët këtu në Miçigan?

Këtu kishim një kushëri që ishte baza që erdhëm këtu.

Dhe si rrodhi jeta këtu në Amerikë? Pra erdhët, u vendoset, ku filloi punë babai?

Erdhëm në Hamtrak. Aty morëm një shtëpi me qira si gjithë të tjerët dhe babai filloi punë në restorant, duke larë pjata pak a shumë edhe jo vetëm një pune, po ikte që në 7 të mëngjesit e vinte në shtëpi në 3 të natës. Punonte nga një restorant në restorantin tjetër, gjersa arritëm që ta kapnim veten.

Ndërkohë ju filluat shkollën

Po, unë u regjistrova në shkollë. Motra ishte më e vogël dhe ajo u regjistrua në shkollë, ndërsa unë vazhdova shkollën.

Çfarë shkolle?

Mbarova shkollën e mesme në Hamtrak. Dhe pasi mbarova shkollën, u nisa për në ushtri.

Si shkuat në Ushtrinë amerikane? Ju jeni nga shqiptarët e paktë do thosha unë që jeni anëtar i Forcave të Armatosura Amerikane. Si hytë në Ushtri?

Ishte një gjë që unë jam rritur në këtë mënyrë, kështu si babai, që kur dikush ose një vend bën diçka të mirë për ty, duhet ta gjesh një mënyrë si ta shpërblesh atë vend. Në të njëjtën kohë, këtu ushtria të jep shumë mundësi që të ecësh përpara në jetë, ke shumë përfitime që vijnë me shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura dhe ajo ishte rruga më e mirë që zgjodha unë që të arrija qëllimet e mia në jetë.

mike 2D.m.th. ju hytë në Ushtrinë amerikane si një lloj mirënjohjeje për vendin që ju priti?

Po, si mirënjohje. Por, në të njëjtën kohë dhe për veten time. Si i thonë dy gjëra: për mirënjohje, por dhe për të avancuar jetën time.

Kur hytë në Ushtri?

Kam hyrë më 7 gusht 2002.

Direkt mbas 9/11, apo jo?

Po. Pas 9/11.

Pra, shkuat vullnetar?

Vullnetar.

U regjistruat vullnetar?

Shkova në një zonë këtu afër, ku janë qendrat e rekrutimeve. Shkova atje dhe u thashë: Dua të hyj ushtar. Më thanë Sigurisht. A je me letra?. Të pyesin a ke bërë ndonjë krim, a ndonjë gjë. Kontrolluan dosjen, pastaj m`u desh të beja një provim. Në bazë të provimit varet çfarë pune merr ti në Ushtri, çfarë specializimi merr në Ushtri.

Dhe ku e filluat stërvitjen tuaj ushtarake?

Stërvitjen a parë ushtarake e kam filluar në Fort Benning, Georgia, quhet baza, kurse qyteti është Colombus, Georgia.

Si e ndienit veten si shqiptar në Ushtrinë amerikane?

Krenar që isha shqiptar dhe në Ushtrinë amerikane, por nuk pata asnjëherë në karrierën time në Ushtri dikë që më ndaloi ose të më thoshte dikush që je shqiptar e se bën këtë ose se bën atë. Çdo gjë në Ushtri ose në Amerikë në përgjithësi është në bazë të meritave. Nëse je i zoti ta besh atë gjë, nuk të ndalon asnjeri për asgjë. Nuk pati asnjë diskriminim.

Kishit ju shqiptarë të tjerë në kompaninë apo në regjimentin tuaj?

Jo.

Ju ishit i vetmi?

Po. Unë i vetmi.

Kur shkuat me mision në Irak?

Misioni i parë në Irak ka qenë në 2004-n. Në gusht të 2004-s jemi nisur në Irak. Kemi shkuar në Balad të Irakut. Ka qenë një zonë problematike atje, quhej Triangle of Death. Trekëndëshi i Vdekjes, zona më me probleme, që ngriti në këmbë guerilet. Ne na çuan atje në bazë të specializimit.

Dhe si ishte dita për ju, një ditë e zakonshme duke shërbyer në Irak?

Në Ushtri nuk ka ditë të zakonshme, sidomos kur je në betejë, në luftë. Por, dita ishte që ne në çdo moment duhet të ishim të përgatitur që po të na thërriste njeri në radio, duhet të ishim gati që të niseshim për atë mision që duhej. 7 ditë të javës, 24 orë të ditës, ishim gatishmëri. Gjithmonë gati.

Gjatë patrullimit që ju bënit në rrugët e Bagdadit, apo dhe të Tikritit që ishit më vonë, kishit konfrontime, pra a kishit shkëmbim zjarri me guerilet që luftonin në atë zonë?

90% të rasteve të patrullimeve kemi pasur raste dhe misioni zakonisht fillonte si mision patrullimi, por të dilnin terroristë, ose guerilë si i thonë këta, çfarëdo emri që i vinin politikanët. Po, ata na gjuanin dhe duhej të shkëmbenim zjarr me ta. Ka pasur raste që nuk ia vlente, kur ishin makinat të blinduara skishim kohë të merreshim me ta, iknim. Por, kur ishte misioni tamam të shkonim ta kapnim atë njeri ose ta pastronim atë zonë prej terroristëve, duhej të hynim derë më derë ose shpi për shpi, lagje për lagje, që ti pastronim terroristët nga ajo zonë.

Si ka qenë eksperienca juaj në një lloj lufte të tillë, shpi më shpi, lagje më lagje, zonë për zonë? Çfarë ndienit në atë moment?

Në atë moment: Frikë, tmerr. Çdo njeri që unë njoh që ka shkuar në luftë, shkon në luftë e thotë që

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›