E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në xhami, Dhëndrri erdhi tek unë pas krimit, fliste përçart

xhamiaPas vrasjes në xhami, dhëndri erdhi në shtëpi dhe volli. Më kërkoi rroba të ndërrohej dhe të nesërmen herët në mëngjes doli nga shtëpia pa treguar se  çfarë kishte ndodhur.

Kështu është shprehur  vjehrra e Arjan Allës,i cili akuzohet për vrasjen e  86 vjeçarit Shemsi Muça.

Unë e dëgjova që  vdiq Shemsiu në xhami dhe thashë me vete sa mirë që paska vdekur në xhami. Paska qenë i lumturi i botës, pasi thonë se është mirë të vdesësh brenda në xhami, shprehet Mejreme Peçi , e cila ka strehuar  atë natë Allën.

Ajo tregon se : Ai mua më bëri pështypje në diçka dhe nuk më erdhi mirë. Nuk deshi të hante dhe u shtri tek divani në  kuzhinë. Kur u shtri ,mu drejtua mua dhe më tha: I shikon këto katër persona që po më ngjiten tek krahu? Duan të më vrasin? Unë i thashë që nuk kishte asgjë aty dhe vetëm pas një minute, ai vijoi sërish: Shikoji mi shikoji u ngjitën në shpatull dhe janë pesë tani. Hiqi se duan të më vrasin. U shqetësova dhe  i thashë  I vret nëna, fli ti.

Mejremja shprehet për gazetën Panorama se më pas ka telefonuar vajzën,por ajo nuk dinte asgjë , pasi bashkëshorti Alla ishte kthyer pa e lajmëruar nga Greqia.Mejremja  shprehet se nuk do që atë që ka bërë  dhëndrri I saj ta paguajë e bija  dhe nipërit.

Ky arsyetim më bëri  që të shkoj në atë familje të nderuar dhe tu kërkoj besën  për nipërit dhe vajzën dhe ato ma dhanë. Më pritën si njerëz fisnikë që janë- shprehet ajo./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›