E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Paloka: Opozita na vodhi votat. Qeverisëm mirë, por komunikuam keq

edi-palokaKryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, flet për revistën Klan

Bisedoi: Rozeta Rapushi

Telefoni i bie pa pushim dhe nga ana tjetër e receptorit, dikush ka nevojë të konsultohet dhe të marrë mendimin e tij. Mendojmë ta bojkotojmë seancën nëse nuk na japin kohën e duhur në dispozicion për programin. Edhe aleatët nuk kanë më dyshime ... Bisedat pasojnë njëra tjetrën dhe Edi Paloka, diskuton mbi vendimmarrjet e para të rëndësishme të detyrës së tij të re në krye të grupit parlamentar të PD. Sigurisht nuk është një detyrë e lehtë, tashmë që grupi i PD është në opozitë. Mes fluksit të telefonatave, Edi Paloka në një intervistë për revistën Klan, nuk ngurron të rrëfejë strategjinë e tij në krye të grupit demokrat, përballjen me mazhorancën e fortë në numra dhe pakënaqësitë e para ndaj saj pas përballjes në Kuvend. Ajo që është e sigurt sipas tij, është se opozita do të jetë ndryshe nga ajo e mëparshme në kuptimin e luajalitetit dhe konstruktivitetit dhe madje edhe bashkëpunuese, me gjithë rezervat e Palokës së kjo qeveri do të punojë për popullin. I konsideruar si një dorë e fortë në PD, Paloka shton se në rast përballjeje me një mazhorancë konfliktuale, opozita sipas tij, do të jetë e fortë dhe agresive. Tonet janë acaruar tashmë dhe bojkotet apo reagime të tjera përballë asaj që Paloka e quan intolerancë të mazhorancës, duke se janë të pashmangshme. Paloka flet edhe për arsyet e daljes në opozitë dhe fajet e ministrave të kabinetit qeveritar që tashmë u hoq nga pushteti.

Zoti Paloka, sapo jeni zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe procesi nuk kaloi pa diskutime dhe polemika brenda grupit. Kolegë tuaj kërkuan shpjegime dhe llogari mbi procedurën e zgjedhjes. Për të qenë të qartë, a është e ligjshme zgjedhja juaj si kryetar grupi, në kushtet kur nuk ka ende struktura në PD, si kryesi, nënkryetarë, etj?

Fakti është që situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike nuk është një situatë normale dhe kjo sigurisht që imponoi edhe një mënyrë zgjedhjeje të kreut të grupit, jo si në situatat normale. Pra, praktikisht pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, Kryetari i PD-së, Sali Berisha dha dorëheqjen dhe pas tij edhe të gjithë funksionarët e lartë të PD-së. Në këtë mënyrë edhe organet e tjera si kryesia dhe Këshilli Kombëtar, praktikisht nuk janë funksionale. Në këto kushte, duke pasur parasysh që fillonte Parlamenti, seanca e parë ishte të hënën 9 shtator, ishim të detyruar që të përcaktonim drejtuesit e grupit. E vetmja mënyrë që u gjet si më e mira, pikërisht që të mos shkelnim statutin ishte kjo, që drejtuesit e grupit parlamentar që ishin në grupin e kaluar të kalonin një nivel më lart dhe të drejtonin grupin si të komanduar. Kjo u bë që të mos kishte shkelje të statutit të PD-së, i cili parashikon se kreu i grupit parlamentar zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sepse është njëkohësisht edhe nënkryetar i partisë. Kjo u shmang. Pra, unë jam thjesht si kryetar i komanduar i grupit parlamentar. Nuk e kam funksionin e nënkryetarit të partisë. Kur të zhvillohen procedurat e zgjedhjes së strukturave të partisë, do të realizohet edhe votimi i kreut të grupit në Këshillin Kombëtar.

Kur parashikohet zhvillimi i këtyre zgjedhjeve të rëndësishme në PD?

Besoj deri në fund të vitit do të realizohet. Do të përfundojë i gjithë procesi në mënyrë të plotë, duke nisur nga seksionet e vogla për tu shtrirë më pas në të gjitha institucionet e tjera në PD. Besoj ndoshta nga dhjetori.

Ju do të kandidoni sërish për këtë post?

Së pari njëherë duhet parë se si do shkojë puna këto muaj, deri në atë moment. Në një farë mënyre, këto rrethana mund të shërbejnë edhe si një lloj prove, pasi të jem i sinqertë, të qenit kryetar i grupit në këtë moment të PD-së, të qenit kryetar grupi në opozitë, është jo thjesht vlerësim, por një përgjegjësi shumë e madhe. Jo për modesti, por më tepër kam ndjerë gjatë kësaj kohe peshën e përgjegjësisë sesa kënaqësinë e vlerësimit, që sigurisht është, sepse jam padyshim i vlerësuar dhe i falenderoj ata që patën besim tek unë. Por pesha e përgjegjësisë ka qenë më e madhe për marrjen e një posti të tillë.

Një nga zërat më kritikë ndaj mënyrës së zgjedhjes tuaj, u përfol se ishte kandidati për kreun e PD-së, demokrati Sokol Olldashi. A mund të flitet për një krisje të marrëdhënieve brenda PD-së, një opozitë të opozitës?

Debatet në një grup parlamentar janë absolutisht normale. Ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë debate. Do ketë mendime të ndryshme. Ajo që u diskutua dhe që u ngrit si shqetësim, ishte fakti se u pretendua që u bë një veprim në shkelje të statutit me zgjedhjen e kreut të grupit. Kjo pasi statuti, siç edhe jua përmenda më sipër, parashikon që nënkryetarin e partisë dhe kreun e grupit parlamentar e zgjedh Këshilli Kombëtar. Paqartësi që u sqarua edhe nga kryetari i partisë. U diskutua dhe nga deputetë të tjerë dhe mendoj që ishte një pikë që kaloi pas diskutimeve dhe sqarimeve që u bënë. Mendime të ndryshme dhe debatet janë normale dhe unë mendoj se do të ketë vazhdimisht.

Cila do të jetë strategjia juaj në opozitë? 

Unë personalisht e ndjej përgjegjësinë e të qenit kryetar i grupit sepse në opozitë unë kam qenë për vite me radhë, tetë vite para se të vinim në pushtet. Në njëfarë mënyre edhe në atë kohë e kam drejtuar opozitën. Atëherë ishte koha e një opozite, që në fakt dhunohej përditë dhe që ishte e detyruar të protestonte përditë. Unë në atë kohë kam qenë në krye të protestave. Sot roli është komplet ndryshe, pasi jam në krye të grupit parlamentar dhe detyrat janë të ndryshme, por është opozitë. Ne do të jemi një opozitë ndryshe nga ajo e Partisë Socialiste në tetë vitet që shkuan. Ndryshe në kuptimin e luajalitetit, të konstruktivitetit. Do të jemi një opozitë që nuk do të bazohet tek shpifja dhe tek sajesa ndaj mazhorancës, por një opozitë që do të bazohet tek e vërteta, faktet dhe argumentet. Nuk do të jemi një opozitë që do të përdorë dhunën atëherë kur nuk ka më argumente. Por do të jemi opozitë sa më bashkëpunuese. Nëse kjo qeveri do të ketë ndonjë moment apo ndonjë rast kur do të punojë për interesat e shqiptarëve (gjasa për të cilat nuk ka, nga sa po shohim), sigurisht që do të jemi bashkëpunues. Në të kundërt, nëse do të ecet sipas këtyre gjasave, pra sipas rrugës që është nisur, pasi po e shohim se është një rrugë që të çon në mënyrë të panevojshme drejt konfliktualitetit, atëherë dhe ne

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›