INTERVISTA/ Rama në HardTalk: Mua më takon të marr përsipër sfidën për problemet e vendit
Intervista e Kryeministrit të Zgjedhur të Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin më të rëndësishëm politik të BBC-së, ‘HARDtalk’, i gazetares Sarah Montague
Mirëserdhët në Hardtalk. Shqipëria është vendi i vetëm më i korruptuar i Evropës, sipas Transparency International. I ftuari im i sotëm, Edi Rama, ka premtuar se do ta ndryshojë këtë, kur të bëhet Kryeministër i vendit në shtator. Një artist modern, ai mori lavdërime ndërkombëtare për shndërrimin e kryeqytetit, Tiranës, kur ishte kryebashkiaku i saj, e jo më pak për shkak të lyerjes së ndërtesave gri me ngjyra të ndezura. Tashmë, ai ka premtuar një rilindje për të gjithë vendin. Pra, a mund tia dalë një ish-artist, aty ku politikanët e mëparshëm kanë dështuar? Edi Rama, mirëserdhët në Hardtalk
Faleminderit për ftesën.
Përse pretendoni të jeni më i suksesshëm se politikanët e mëparshëm në pastrimin e Shqipërisë?
Kjo mbetet për tu parë, por besoj se është koha për një pastrim të vendit.
Pastrim të vendit… Flasim për një vend me probleme të jashtëzakonshme. Siç ju thashë, Transparency International deklaron se, jo vetëm ju jeni vendi i vetëm më i korruptuar i Evropës dhe po zbrisni në renditje, por ju jeni edhe një prej vendeve më të varfra në Evropë. Si do ti përballoni këto sfida.
Është një vend me reputacion të keq dhe sigurisht, jo tërësisht të pamerituar, por në të njëjtën kohë, është një vend me potenciale të jashtëzakonshme e me talent të pamat, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Për tju dhënë një shembull, pas fitores në zgjedhje, ju kam bërë thirrje të gjithë atyre, që janë të rinj e të talentuar, që janë brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë të bashkohen me skuadrën e re për Shqipërinë. Përgjigjja ka qenë tejet pozitive. Tashmë, kemi rreth 10 000 njerëz, të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për ti shërbyer vendit. Natyrisht, kjo do ti nënshtrohet konkurrimit dhe një sërë procedurave, por reagimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe kjo nënkupton se ka shpresë dhe një vullnet shumë të fortë për të ndryshuar.
Ju flisni për një imazh, një imazh të tmerrshëm të vendit dhe që nuk është tërësisht i pamerituar. Dikur e keni përshkruar si imazhin e një toke prostitutash dhe emigrantësh të paligjshëm. A mendoni se ky vijon të jetë ende perceptimi për vendin?
Kjo është diçka që e kam thënë në vitet 90, kur…
… raportohet se e keni thënë në vitin 2003…
… ndoshta, por është shumë kohë më parë, kur kishte një stereotip konstant, që ish mjaft shqetësues për shqiptarët e për një popull, që nuk e meriton të përshkruhet si një vend prostitutash e kështu me radhë. Por njëkohësisht, siç e thashë, nuk është tërësisht një imazh i pamerituar. Kemi bërë pak për ta zgjidhur këtë dhe në fakt, nën këqyrjen e Bashkimit Evropian, në kuadrin e procesit tonë drejt integrimit evropian, problemet dalin në pah qartësisht dhe na duhet ti zgjidhim.
Duhet të më shpjegoni… I keni kërkuar tri herë Komisionit Evropian ta konsiderojë Shqipërinë si kandidate, vetëm si kandidate dhe ai i ka rrëzuar secilën prej të tria kërkesave, secilën prej herëve dhe efektivisht nuk keni arritur as të hyni në proces, pasi reformat nuk kanë qenë mjaftueshmërisht domethënëse.
Është e vërtetë, ashtu siç është gjithashtu e vërtetë se një nga problemet kryesore, ndoshta më shqetësuesi për bashkësinë ndërkombëtare kanë qenë zgjedhjet dhe integriteti i procesit zgjedhor. Më në fund, pas një kohe të gjatë, një morie përpjekjesh e sakrificash, nga ana e popullit shqiptar dhe opozitës, të cilën kam privilegjin ta udhëheq, ne arritëm të zhvillonim zgjedhje normale dhe mendoj se, pasi e kemi kaluar këtë provë, tashmë mund të kemi arsye për të qenë optimistë, që më në fund të marrim një përgjigje pozitive për statusin tonë të kandidatit.
… Që e prisni të ndodhë, kur?
Shpresoj se do të ndodhë në dhjetor ose pranverën që vjen.
Në rregull. Ka shumë probleme, e jo më pak edhe korrupsioni, të cilit do ti kthehemi pas pak minutave, por le të flasim për zgjedhjet, sepse ju flisni për sfidat e jashtëzakonshme për ta transformuar vendin. Nuk është e qartë se publiku domosdoshmërisht mendon se jeni njeriu i duhur për këtë punë, sepse në fund të fundit, keni qenë tetë vjet në opozitë dhe sërish, në këto zgjedhje fituat vetëm një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve. Partneri juaj në koalicion, Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës doli me rezultate mjaft të mira nga këto zgjedhje, ndërsa qeveria e Sali Berishës u rrëzua efektivisht, si rezultat i rritjes së mandateve të partisë së Ilir Metës nga katër mandate në 16. Tani, ky është njeriu me të cilin, për të qenë të qartë, keni zgjedhur të qeverisni. Ai ka qenë pjesë e qeverisjes së mëparshme dhe për të cilin vetëm dy vjet më parë, keni thënë se personifikonte çdo gjë të kalbur në Shqipëri.
Është e vërtetë se kemi pasur një të shkuar të vështirë në kuptimin e marrëdhënieve brenda familjes së majtë. Partneri i tashëm i koalicionit është një parti që ka lindur nga ndarja e Partisë Socialiste disa vjet më parë…
… dhe ka qenë rivali juaj, armiku juaj kryesor.
Po. Dhe vendosëm të bashkojmë të gjithë të majtën, për të hyrë së bashku në këtë fushatë në një koalicion, që ishte i suksesshëm. Nuk do ti hyja aritmetikës së mandateve, pasi ne kemi një sistem që ndryshon mjaft me të këtushmin dhe mendoj se numri i votave që morëm, secili prej nesh, e njëkohësisht së bashku, erdhi kryesisht për shkak të faktit se shqiptarët panë një forcë të bashkuar që kërkonte ndryshimin.
Ka shumë arsye, por një prej arsyeve që ju u ndatë dhe ishit kritikë të ashpër të njëri-tjetrit ishte një moment i dy vjetëve më parë, i një videoje që dukej se e shfaqte atë duke folur për një ryshfet dhe të mburrej me ndikimin e tij mbi kryetaren e gjykatës. Kjo ndodhi në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër. Ai ka deklaruar gjithnjë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat dhe ju sërish deklaruat për median vendase se ky vendim ishte një tallje me qytetarët shqiptarë dhe se qëndronte në thelb të një hapi të mëtejshëm drejt një regjimi të padrejtë.
Është e gjitha e vë