Rama në Itali, takohet me kryeministrin, kryediplomaten dhe tre ish- kryeministra (madje edhe Berlusconi-n)
(E PERDITESUAR)- Kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Itali, ku është takuar me kryeministrin e këtij vendi, kryediplomaten, por edhe me tre ish- kryeministra italianë, prej të cilëve ka marrë mbështetje për realizimin e programit.
Rama ka drekuar me kryeministrin italian, Enrico Letta, duke theksuar se po hapet një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ai është takuar edhe me ministren e Jashtme, Emma Bonnino dhe me Massimo DAlema, Silvio Berlusconi dhe Giuliano Amato, ish- kryeministra të këtij vendi.
Ditë intensive në Romë që nisi në Fondacionin ItalianiEuropei me kryeministrat D’alema e Amato për mbështetjen teknike në realizimin e programit tonë.
Dreka në selinë mikpritëse të kryeministrisë me kryeministrin Letta, mundësoi nisjen e komunikimit për një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Pasdreke në Ministrinë e Jashtme këmbyem me ministren Emma Bonnino mendimet për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe me rajonin po ashtu.
Ne Palazzo Grazioli me kryeministrin Berlusconi diskutuam për krizën ekonomike dhe rrugët e mundshme të rritjes së investimeve italiane në Shqipëri.
Kjo dite konfirmoi plotësisht dëshirën e vullnetin dypalësh për të forcuar partneritetin strategjik që lidh tradicionalisht dy vendet tona, përshkruan Rama shkurtimisht vizitën e tij./ep