INTERVISTA/ Robert Elsie: Po të jetoja në Shqipëri, do çmendesha. Është njësoj si në kohën osmane
Në Shqip nga Rudina Xhunga, Robert Elsie, në intervistën e tij të parë televizive. Albanologu me i njohur ne boten akademike bashkëkohore në një rrëfim për shqipen dhe Shqipërinë në 100 vite shtet.
Një rrëfim interesant i albanologut të njohur për vështirësitë e punës së tij në funksion të gjuhës shqipe. Elsie, që i njeh shqiptarët prej vitesh, arrin në një konkluzion trishtues. Ai thotë se nuk do jetonte kurrë në Shqipëri, pasi aty do çmendej. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egër. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time, tha Elsie për Shqip. E ndërsa duke krahasuar Shqipërinë e Enver Hoxhës me atë të Sali Berishës, shton: Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.
Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i ndruheni prozhektorëve?
Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem ti shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.
Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do tju takoja.
Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?
Çdo njeri ka interpretimin e vetë për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, ti prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem ti transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se çështë Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.
Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë?
Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë.
Dhe anonime?
Pjesërisht po, pasi është autori ai që bëhet i njohur kurse përkthyesi jo. Thonë që është një punë kot sepse mundohesh për diçka dhe nuk fiton asgjë por unë them që është edhe kënaqësi. Për mua është kënaqësi.
Ku është kënaqësia, për shembull?
Ndjej kënaqësi kur arrij ta përkthej në mënyrë të duhur. Është si një llogaritje matematikore. Kur del shuma përfundimtare dhe nuk ke bërë asnjë gabim gjatë rrugës, kënaqesh. Kështu është edhe përkthimi. E shikon një faqe, dhe fillon bën vlerësimin, kjo frazë shkon mirë, kjo duhet ndryshuar etj. e vazhdoj dhe e ripërpunoj derisa në fund të del diçka e përkryer dhe vetë ndjehesh i kënaqur.
Si fillim dua të ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni në Shqipëri këtë herë. Librat që ju do të promovoni kanë fjalorin historik të Shqipërisë dhe Kosovës në shqip dhe anglisht. A mund ti shpjegojmë shikuesit se çfarë janë këto libra?
Këto libra dolën në anglisht kohët e fundit, është një kolane librash që përfshin çdo vend të botës dhe mua më ngarkuan me hartimin e një botimi për Shqipërinë. Quhet fjalori historik i Shqipërisë dhe Kosovës por në fund janë më shumë si leksikë, enciklopedi të përgjithshme me të dhëna jo vetëm historike por edhe të kulturës, ekonomisë, gjeografisë etj. Unë fillova me vëllimin e Shqipërisë. Më vunë një kufi që duhej ta bëja këtë vëllim jo më shumë se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakënaqur. Më tha Nëse ecim kështu, vëllimi i Shqipërisë do të dalë më i madh se vëllimi i Rusisë megjithatë e pranoi dhe në fakt doli më i madh se ai i Rusisë, kjo enciklopedia e Shqipërisë së vogël.
Por që në fakt në këtë enciklopedi Shqipëria eshte e madhe. Çfarë përfshin enciklopedia, përfshin data, ngjarje, personazhe?
Po, i përfshin të gjithë. Persona historikë, persona publikë, politikanë por kryesisht janë figura historike të historisë shqiptare, ngjarje etj.
Çesk Zadenë po shoh në këtë libër, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e përmendje historike?
Kam mbërritur deri në vitin 2010. Në fillim të librit kam bërë një kronologji të historisë shqiptare që shkon deri në vitin 2010. shtë njësoj si historia e Shqiptarisë, me data kështu që kush interesohet për historinë e Shqipërisë mund ta gjejë tek ky libër në shqip dhe anglisht.
E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, pra përmenden ngjarje, vend. Deri në cilin vit?
Prapë deri në vitin 2010. Në fakt ky është botimi i dytë për Fjalorin Historik të Kosovës. Unë isha shumë i gëzuar që botuesi pranoi që të bëhej një libër për Kosovën pasi Kosova, në atë kohë kur bëra vëllimin e parë, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte flamur dhe problemi ishte se çfarë do përdorej për kopertinën e librit. Tani në vëllimin e dytë, kemi kopertinën me flamurin e ri të Kosovës.
Të gjitha figurat që mendoni se do ti interesonin një personi që do të informohet për Shqipërinë dhe Kosovën, ju i keni përfshirë në këto libra. Si e ndërmorët ju këtë vepër? Është një vepër e madhe që zakonisht e bëjnë Institute të tëra ose që do duhej ta bënte shteti shqiptar.
Është i madh, kërkon një farë përgatitje pastaj, pjesa tjetër është një punë e rëndomtë, është mbledhja e të dhënave, informim, kujdes nga keqinformimi. Është diçka që arrihet ngadalë- ngadalë. Unë në fakt habitem sa i trashë ka dalë por duket që ka shumë gjëra brenda.
Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë. Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju bën të bëni libra kaq të mëdhenj?
Mbase është histori e gjatë, por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. Skisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin ti