E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Integrimi i Kosovës, platformë kombëtare

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i drejtësisë, ka vënë në dukje se integrimi europian i Kosovës është platformë kombëtare.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në takimin e Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri, i cili zhvillohet në kuadër të dialogut të procesit të stabilizim asocimit.

Kuçi theksoi se rreth kësaj platforme ekziston një konsensus i brendshëm shoqëror dhe politik, për të cilin qeveria e Kosovës është duke punuar.

Sot jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Europian dhe për ta adresuar nevojën e riafirmimit dhe përkushtimit tonë për perspektivën e qartë europiane, tha Kuçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›