Itali: Arrest shtëpie për kapitenin e anijes Kosta Konkordia
Një Gjykatë në Itali sot ka urdhëruar “arrest shtëpie” për kapitenin e anijes Kosta Konkordia. Ndërkaq, Gjykata në Firencë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, që kapiteni Françesko Shçetino të mbahet në burg dhe kërkesën e mbrojtjes që kapiteni të lirohet në pritje të hetimeve.
Nga fundosja e anijes në 13 janar, humbën jetën së paku 17 persona, ndërsa një ditë më pas u arrestua dhe kapiteni Shçetino.
Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes dhe braktisjes së anijes “Kosta Konkordia”, para evakuimit të 4200 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.
17 persona kanë vdekur, ndërsa 15 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.