E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Sandër Lleshi: Atdheu është në rrezik nga Arben Imami

sandriGjenerali paralajmëron katastrofën në Ministrinë e Mbrojtjes. Pse foli, e shkarkuan

Bisedoi: Lindita Çela

Një njeri që ka rrëmbyer tankun për të sulmuar institucionet sigurisht që duhet të ketë një urrejtje patologjike ndaj tyre. Ky nuk është rasti i Sandër Lleshit, gjeneralit që është betuar në mbrojtje të tyre që kur ishte 15 vjeç.

Civil, Sandër Lleshi është më i lirë për të folur për shkarkimin, një rresht letër të Presidentit, e për katastrofën që Arben Imami po shkakton në Ministrinë e Mbrojtjes. Në një intervistë për TemA-n, Sandër Lleshi rrëfen arsyet e shkarkimit të tij. Uzurpimi i institucionit nga Imami duket se është beteja e humbur e gjeneralit. 

Z. Gjeneral, dje u vumë ne dijeni se ekziston një dekret i Presidentit që bën me dije shkarkimin tuaj, por në fakt, dekreti nuk është publikuar deri në mesditë e ju nuk jeni njoftuar zyrtarisht. Cili është pozicioni juaj? Ju jeni liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë?

Është e vërtetë që kam marrë dijeni në një rrugë gjysëm zyrtare, për një dekret të Presidentit të Republikës, që flet për lirimin tim nga detyra dhe nga Forcat e Armatosura. Them gjysmë zyrtare, sepse unë kam në dorë dy fotokopje vendimesh që flasin për lirimin tim: një dokument është dekreti i Presidentit të Republikës dhe tjetri është një urdhër i ministrit të Mbrojtjes, i cili thotë se brenda datës 29 maj duhet të dorëzoj detyrën time. Megjithatë, edhe pse nuk kam ende një njoftim zyrtar, unë e konsideroj të mbyllur këtë çështje. Sot jam i liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Z. Lleshi, a ka ndonjë motiv ligjor mbi të cilën është argumentuar lirimi juaj nga funksionet drejtuese dhe nga Forcat e Armatosura?

Fatkeqësisht nuk ka asnjë motiv dhe asnjë bazë ligjore. Dekreti që urdhëron lirimin tim është një rresht e gjysëm tekst. Urdhërohet lirimi, por nuk jepet asnjë motivacion dhe arsye. Me aq sa pashë, me trishtim konstatoj se dekreti është krejtësisht i pambështetur në ligj. Nuk duhet shumë kohë e as ekspertizë ligjore apo profesionale për të kuptuar se dekreti është më shumë se i gjymtë. I gjymtuar në thelbin e tij, dekreti nuk i referohet as formalisht ligjit për gradën dhe karrierën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ligj i cili rregullon gjithë detajet, gjithë ciklin e jetës së një ushtaraku në Forcat e Armatosura, nga momenti i rekrutimit e deri në daljen e tij në pension. Ky dekret lirimi, jo vetëm që nuk përputhet në asnjë germë të tij me këtë ligj, por Presidenti as nuk i referohet, të paktën formalisht.

Z. Gjeneral, shkarkimi juaj thuajse është i papritur. Pak ditë më parë ju ishit ideatorë të një aktiviteti të rëndësishëm në kuadër të aderimit të Shqipërisë në NATO. Dukej se karriera juaj vazhdonte normalisht. Sipas gjykimit tuaj, përse vendosi tju shkarkonte nga detyra Presidenti i Republikës?

Kjo është një pse e madhe, e cila më mundon dhe mua. Do më duhet pak kohë për ta kuptuar psenë. Normalisht përgjigjen e saj duhet ta kishin dhënë ata persona që kanë vendosur lirimin tim nga detyra, që është një veprim i madh dhe i rëndësishëm. Këtu nuk bëhet fjalë për mua si individ. Dekreti ka rëndësi sepse janë liruar nga detyra tre gjeneralë, që në një farë mënyre janë 30 përqind e gjeneralëve të Forcave të Armatosura, ose kupola drejtuese e saj. Arsyen unë nuk e di. Por duke mos pasur një arsye zyrtare, kuptohet që njeriu do gjykojë mbi deduksionin se kush mund të jetë arsyeja e vërtetë, apo se kush qëndron pas rreshtave të dekretit. Duke qenë se dekreti është i jashtëligjshëm, dhe arsyet për të duhen gjetur jashtë ligjit. Kjo për arsyen e thjeshtë se ligji e ka përcaktuar në mënyrë taksative kur një ushtarak largohet nga Forcat e Armatosura. Asnjë prej tyre nuk besoj se plotëson largimin ndaj më lë të kuptoj se bëhet fjalë për një arsye përtej ligjores. Unë  mendoj, dhe jam i bindur, se gjithçka ka lidhje me qëndrimet e mia, me profilin tim, me identitetin tim profesional në karrierën time, por kryesisht ka lidhje me qëndrimet e mia, të cilat janë artikuluar në mënyrë konstante gjatë viteve që isha në atë detyrë. Qëndrime, të cilat mund të them se jo rrallëherë, por shpeshherë, kanë rënë ndesh me qëndrimet e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për qëndrime që trajtojnë parimet të mëdha të funksionimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura. Unë këto i kam thënë zyrtarisht. Gjithçka që them sot, e sidomos ato që do të them nesër publikisht, unë i kam thënë zyrtarisht. Kam kënaqësinë dhe krenarinë të mos them gjëra që janë post factum, pra mbas lirimit, por ajo që do të bëj është thjesht se do të sjellë edhe në vëmendjen e opinionit publik problematikën që i kam thënë zyrtarisht. Fakte dhe problematika, të cilat ia  kam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, Kuvendit të Shqipërisë, ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në kohën ku unë kam pritur përgjigje, reagime, korrigjim kursi në lidhje me problematikat që unë kam evidentuar, unë marr këtë dekret. Si duket zgjidhja është gjetur tek largimi im.

Z. Gjeneral, teksa ju thoni se për problematikat e konstatuara keni vënë në dijeni institucionet më të larta të vendit, kujtoj se të njëjtën gjë ka bërë edhe ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, para se të ndodhet tragjedia e Gërdecit. Ekzistojnë dhjetëra dokumente që z.Hoxha i përcillte Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit, Ministrit, për problematikat, ku mos reagimi shkaktoi 26 të vrarë e disa fshatra të rrafshuara. Mos jemi sërish në të njëjtën situatë?

Nuk mund të them se sërish jemi përballë një tragjedie apo katastrofe sa ishte tragjedia e Gërdecit. Por them me bindje se jemi përballë problemeve serioze, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe jo dekrete shkarkimi.

Që janë?

Unë nuk jam sot i gatshëm të merrem me detajet e këtyre probleme, por i premtoj publikut se në një kohë shumë të shpejtë do ti bëj me dije. Por mund të them se janë probleme që mua më kanë shqetësuar vazhdimisht e që kanë të bëjnë me raportet me NATO-n, me nevojën për një thellim të reformave të transformimit të Forcave të Armatosura, si forcë e një vendi anëtar të NATO-s.  Kam pasur dhe vazhdoj të kem shqetësim të madh mbështetjen me buxhet të Forcave të Armatosura. Probleme këto, të cilat kanë pësuar tronditje të thellë dhe q

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›