E Shtunë, 31 Tetor 2026

INUK aksion në Qeparo, nis prishja e 90 ndërtimeve pa leje

Ndalesa e radhës e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka qenë vija bregdetare e Qeparosë dhe Himarës, ku ka nisur aksioni për prishjen e 90 objekteve pa leje. Drejtori ekzekutiv i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Arben Ndoka, ka deklaruar se aksioni do të përqëndrohet në prishjen e të gjitha objekteve përgjatë vijës bregdetare.
 

Nga ana tjetër edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka mbështetur kete vendim të INUK.Gjatë aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe objekteve që prishin imazhin e vijës bregdetare, inspektorët janë ndeshur me kundërshtimin e banorëve, pasi sipas tyre kanë dokumetacionet e duhura për të hedhur poshte këtë vendim.
 

Ky aksion mbështetet nga bashkia e Himarës dhe FNSH-së dhe do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›