E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importimi i mbetjeve, reduktohet me 26 artikuj

Lista për importin e mbetjeve, e ashtëquajtur lista e gjelbërt do të reduktohet nga 65 në 30. Ministria e Mjedisit thirri grupin e punës, ambjentalistë dhe riciklues për këtë propozim.

Nga lista do të hiqen llojet e mbetjeve që shfaqin rrezikshmëri për popullatën dhe mbetjet të cilat nuk kodifikohen dhe monitorohen gjatë importit në dogana. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, sqaron se në mënyre kategorike nuk do të ketë importim të mbejtjeve urbane.
 

Ndërsa shoqëria civile dha ambjentalistët e kanë kërkuar që të ketë argumente për secilën nga këto ndryshime, rritjen e sistemit monitorues në dogana. Gjithashtu ky vendim sipas tyre con ne rënie te aktivitetit të firmave të reja ricikluese.
 

Pavarësisht debateve për importin e mbetjeve, Ministri sqaron se deri tani është importuar vetëm skrap. Sipas propozimit, në Shqipëri nuk do të importohen mbetjet qeramike, përbërjet organike, punimet e lëkurës, mbetjet tekstile dhe guri gëlqeror.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›