E Shtunë, 31 Tetor 2026

ÇIP: Botimet zyrtare hap pozitiv në 2010

Detyrimi i institucioneve për të botuar vendimet në fletoren zyrtare pëson përmirësime për vitin 2010. Kjo është nxjerrë në pah prej raportit 5 vjeçar të qendrës për Çeshtje të Informimit Publik.

Gerti Shella, drejtues i kësaj qendre deklaroi se viti 2012 duhet që të zerojë ligje të mosbotuara. Ndërkohë që disa prej institucioneve që kanë më tepër mosbotime të ligjeve në Fletoren Zyrtare u përmendën të jenë Ministria e Bujqësisë, e Arsimit etj.

Mosbotimi i ligjeve dhe rregulloreve në Fletoren Zyrtare përbën një shkelje të Kushtetutës dhe kjo do të shkaktonte mos hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›