Durrës, gjenden 2 predha, izolohet zona
Dy predha, të cilat mund ti përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjendur në themelet e hapura për ndërtimin e një pallati në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësojmë se predhat janë gjendur pas punimeve të firmës ndërtuese, pranë sheshit të Valutës.
Burime policore bënë te ditur se predhat e artilerisë me peshë 5 kg secila, janë gjendur afër themeleve të ndërtesës.
Ndërkaq, mësohet se menjëherë sapo janë sinjalizuar forcat e policisë, janë drejtuar menjëherë për në vendin ku ndodheshin këto dy predha, duke izoluar zonën përreth.