E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Konkluzionet e BE-së reale, duhet shmangur një dështim i tretë

Në një deklaratë për shtyp Partia Socialiste është shprehur se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë.

“Këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europia”- thuhet në deklaratë.
 

Më tej PS thekson vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget.
 

“Duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime rradhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›