IPKO, me risi në tregun e reklamave
Në reklamën për rritjen e shpejtësisë së internetit, kompania telekomunikuese IPKO ka përdorur një risi që shumë pak kompani në Kosovë e kanë bërë.
Ata kanë përdorur stafin e tyre në reklamë në vend që të paguajnë aktorë për ta bërë këtë.
Kështu në promovimin e rritjes së shpejtësisë së internetit, IPKO përveç që ka promovuar produktin e saj më të ri – ka bërë edhe një falënderim për stafin e saj, të cilët në mënyrë direkte kanë qenë të përfshirë në zbatimin e këtij projekti për internetin.
Punëtorët madje kanë treguar edhe angazhimin e tyre duke luajtur rolin e tyre edhe si aktorë, gjë që ka kontribuar shumë në realizimin e kësaj reklama.
Se reklama është risi në tregun tonë, tregon edhe magjistri i dizajnit grafik, Rrezart Galica. Ai thotë se reklama e operatorit IPKO, sidomos e fundit, është një risi në fushën e reklamave në Kosovë.
“Koncepti, kualiteti i fotografisë dhe vetë rrjedha regjisoriale e bëjnë një reklamë moderne dhe shumë të veçantë”, thotë ai.
Ai thekson se edhe elementet brenda reklamës e ruajnë brendingun e kompanisë.
“Është me rëndësi të theksohet se me shumë kujdes brenda kësaj reklame ruhet brendingu i operatorit IPKO dhe funksionon në vazhdën e reklamimit të produkteve të tyre me të njëjtën frymë”.
Ai thotë se edhe dallimet me reklamat e operatorëve të tjerë janë të mëdha, nëse krahasohen më atë të IPKO-s.
“Nëse bëjmë krahasime me reklama televizive të operatorëve të tjerë, atëherë fare lehtë do të mund ta dallojmë më të mirin. Pa dyshim jo vetëm, kjo por edhe reklamat e tjera të IPKO-s shquhen për kreativitet”.
Se reklama ka qenë e kapshme edhe për qytetarët e thjesht, këtë e tregon edhe njohësi i rrethanave afariste Nevahir Hazeri.
Ai thotë se reklama e IPKO-s është njëra prej atyre reklamave që ka zgjuar kërshërinë e tij për ta parë në televizion.
“Është një reklamë kreative kjo e fundit dhe shumë interesante. Madje na njofton edhe me laboratorin e IPKO-s, që shumë pak qytetarë dinë për të. Kjo tregon që kompania punon me përkushtim për rritjen e shpejtësisë së internetit”, tha ai.
Edhe Trim Ibrahimi, disenjator (i cili e dizajnoi edhe flamurin e Kosovës), thotë se reklama është njëra prej reklamave më të realizuara teknikisht.
“Reklama teknikisht është shumë mirë e punuar dhe ka një ide shumë të mirë dhe moderne”, thotë ai.
Ndryshe, IPKO e ka realizuar këtë reklamë në kuadër të fushatës së saj reklamuese për rritjen e shpejtësisë së internetit.