Toka jashte rrezikut NASA Asteroidet nuk kercenojne

Asteroidët që rrotullohen rreth tokës janë më pak se c’ishte menduar më parë nga NASA. Sipas të dhënave të reja të Agjencisë, të cilat janë marrë nga vënia në përdorim e teleskopit hapësinor me rreze infra të kuqe, WISE, numri i asteroidëve me diametër më të madh se 100 metra nuk i kalon 20 mijë.
Nasa ka evidentuar edhe trupat qiellorë me përmasa më të mëdha deri në 1 km. Këto të dhëna, gjithsesi, nuk duan të thonë se tokës nuk i kanoset asnjë rrezik. Çdo ditë, Laboratori i NASA-s monitoton asteroidët që mund të godasin tokën, edhe pse probabiliteti për një ngjarje të tilla është mjaft i ulët. Objekti më i rrezikshëm, në fakt, asteoridi i identifikuar si SM 68 do të kalojë afër planetit tonë në 2016, me një mundësi për të goditur tokën 0.00025%.
Në një komunikim kushtuar i gjithi asteroidëve, NASA ka njoftuar edhe një mision aventuresk në thellësitë e oqeanit. Më 17 tetor, një nëndetëse, do të përpiqet të simulojë ngjitjen e një ekuipazhi njerëzor në një asteroid. Bëhet fjalë për një mision në tokë, të një misioni të planifikuar në 2025, por në qiell, e nga i cili NASA do të përpiqet të dërgojë njeriun e parë mbi një asteroid.
Juli Prifti