E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e ndryshme te te ftohurit tek njerez te ndryshem

Nje studim i ri tregon se numri i operacioneve per cbllokimin e artereve te zemres ka rene vitet e fundit ne spitalet amerikane. Arsyeja eshte se kjo procedure eshte duke u zevendesuar me nje menyre tjeter me pak kirurgjike. Ndersa gripi shpesh quhet i ftohur i lehte ai mund te sjelle pasoja jo te zakoneshme qe  prekin cilesine e jetes.  

Nje dite Erin Martin nene dhe pronare e nje biznesi u prek nga i ftohuri i zakonshem. Ajo humbi zerin. Kaluan jave e muaj dhe ajo po njesoj i ftohuri i iku po ashtu edhe zeri. 

 Une vetem pershperitja ze nuk kisha thote ajo.

Edhe per mjekesine ky rast eshte mister. Mjeket i dhane antibiotike steroide per shlodhjen e muskujve dhe barna antiacid. Por pa efekt. Erin filloi te dyshonte se mos kishte kancer.

Ndryshe nuk kishte si te shpjegohej Pa arsye pa shkak une nuk kisha ze thote ajo.

4 muaj kaluan ne agoni dhe nje dite shoqet i thane se kishin degjuar ne radio nje lajm.

Ato me moren ne telefon dhe me thane se kishin degjuar rreth nje gruaje qe i kishte ikur zeri njesoj si mua dhe ishte sheruar

Ato me thane se kishin degjuar se nje mjek kishte thene se i ftohuri i zakonshem mund te shkaktoje dysphoni funksionale. Kjo ndodh kur virusi i te ftohurit prek ate qe quhet kuti e zerit dhe shkakton pezmatimin dhe enjtjen e muskujve per rreth. Ne raste te tilla zeri ngjiret. Kur enjtja e muskujve per rreth kesaj kutie eshte e madha personi humbet zerin plotesisht.

Erin Martin vendosi te shkoje per nje vizite ne Kliniken e Klevelandit 7 ore larg nga shtepia e saj. Atje mjeket i thane se mund tia kthenin zerin brenda pak minutave. Procedura ishte e thjeshte shlodhje e muskujve te zerit nepermjet ferkimeve apo masazheve. Pas 15 minutash Erin filloi te flase zeri i ishte kthyer. Agonia e filluar 4 muaj me pare morri fund. Asaj ende i duket e pabesueshme dhe vetem tani e kupton se sa shume mund te demtohet cilesia e jetes nga nje semundje fare e thjeshte.

Nje procedure me e lehte zevendeson operacionet bypass ne zemer

Nje studim i ri tregon se numri i operacioneve per cbllokimin e artereve te zemres ka rene vitet e fundit ne spitalet amerikane. Arsyeja eshte se kjo procedure eshte duke u zevendesuar me nje menyre tjeter me pak kirurgjike. Rihapja e rrjedhes se gjakut ne arteret e bllokuara te zemres mund te kerkoje nderhyrje te renda kirurgjike si hapja e kraharorit ose procedurat me pak nderhyrese si perdorimin e nje tullumbace ose nje tubi te holle metalik stents  ne arter. Ne te dyja keto raste nderhyrjet krijojne per gjakun e bllokuar nje anashkalim ose bajpas - bypass.

Me menyren me pak kirurgjike e quajtur P-C-I Percutaneous Coronary Intervention mjeket nepermjet nje kateteri vendosin ne arter nje tub  i cili ndihmon per cbllokimin e arterit duke krijuar per gjakun nje anashkalim.

Permiresimet e kesaj procedure gjate 10 vjeteve te fundit ka bere qe te pakesohet numri i nderhyrjeve te renda kirurgjike bajpass per cbllokimin e artereve.

Doktor Peter Groeneveld i Shkolles se Mjekesise ne Universitetin e Pensilvanise eshte bashkeautor i studimit qe morri ne shqyrtim te dhenat rreth operacioneve koronare bajpass te kryera ne spitalet amerikane nga viti 2001 deri ne 2008. Rezultatet e studimit botuar ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise JAMA tregojne se numri i ketyre operacioneve ishte pakesuar 38 perqind duke e bere proceduren P-C-I si zgjedhjen me te perhapur per trajtimin e bllokimeve koronare.

 

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›