IPKO shpërblen konsumatorët
Përveç ofrimit të shërbimeve më të përshtatshme të komunikimit mobil në Kosovë, telefonia mobile IPKO tani synon që t’i shpërblejë konsumatorët e saj dhe miqtë e tyre më të afërt.
Përmes një komunikate për media, IPKO-ja njofton se tash me programin e ri të shpërblimit, konsumatorët ekzistues të telefonisë mobile IPKO, të cilët sjellin miqtë e tyre për të blerë një numër 049, fitojnë 3 euro kredi në telefonin e tyre mobil.
Në anën tjetër, edhe konsumatorët e rinj, të ftuar nga miqtë e tyre, do të fitojnë nga 1 euro kredi falas, për çdo mbushje në vlerë të 3 € e më shumë që ata bëjnë, për 6 muajt e ardhshëm. Për të pranuar 3 euro kredi falas nga operatori i tyre mobil, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO duhet ta ftojnë shoqërinë e tyre që t’i marrin benefitet, duke blerë një numër në njërin nga 17 dyqanet zyrtare të kompanisë.
“Komunikimi i shpeshtë me miqtë dhe familjen është i domosdoshëm dhe ne synojmë që t’i shpërblejmë të gjithë konsumatorët tanë, të cilët i duan më të afërmit e tyre rreth vetes”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO. Gjatë blerjes, konsumatori duhet të tregojë numrin, emrin dhe mbiemrin e personit të cilin e referon dhe më pas ta pranojë bonusin e dhënë nga IPKO-ja.
Ky operator mobil, me rrjetin e vet mbulon 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.