IRAK/ Shperthime kamikaze ne pelegrinazh shiit, dyshohen 3 gra
Tre shperthime vetevrasese, qe ndodhen dje, gjate nje pelegrinazhi fetar ne Bagdad, shkaktuan te pakten 28 te vrare, mes tyre femije, si dhe mbi 90 te plagosur. Policia tha se njoftimet fillestare lene te kuptohet se autoret e te 3 shperthimeve ishin gra. Shperthimet ndodhen brenda nje kohe te shkurter ne lagjen Karada, nderkohe qe mijera besimtare shiite po shkonin ne tempullin Kadimija ne pjesen veriore te kryeqytetit. Pelegrinazhi arrin kulmin sot. Nderkaq ne Irakun verior, autoritetet thane se dje ne Kirkuk u vrane te pakten 22 veta, ndersa po merrnin pjese ne nje demonstrate. Me shume se 80 persona te tjere u plagosen nga ky shperthim. Dje, ushtria amerikane njoftoi se trupat irakiane dhe ato te koalicionit vrane 4 militante te Al-Kaides dhe kapen 58 te tjere gjate luftimeve ne veriperendim te Irakut.