“Xhelati i Ballkanit” shfrytezoi sozine
VJENE - Mediet serbe publikuan dje foto te sozise se Dargan Babic, emri i rreme i Radovan Karaxhicit, i njohur dhe si “Xhelati i Ballkanit”. Ekzistenca e sozise ka shpjeguar dhe faktin qe u konfirmua dje se Karaxhic ka qendruar per disa kohe ne Austri gjate periudhes qe ishte ne kerkim nderkombetar.
Sohia quhet Petar Glumac dhe ashtu si Karaxhic, praktikon mjekesine alternative. Kjo i ka dhene dore Karaxhicit qe te qendroje i qete dhe i patrazuar nga autoritetet dhe policia, madje dhe pas nje kontrolli qe u ushtrua ne Austri ndaj tij. Per me teper, “Kasapi i Ballkanit” dhe eshte tallur me autoritetet: Ka perdorur mbiemrin Gluvac, qe ne kroatisht do te thote aktor.
AUSTRIA
Ministria e Brendshme e Austrise i konfirmoi lajmet e gazetave serbe, se Radovan Karaxhic kishte qendruar per disa muaj ne Vjene. Ajo pranoi madje se i arrestuari i javes se shkuar ne Beograd, ishte kontrolluar gjate nje aksioni te policor me 4 maj te vitit te kaluar. Sipas Ministrise se Brendshme, ate dite, ne nje lokal te Vjenes, ne disktriktin 15, kishte pasur nje grindje mes dy serbeve, e cila kishte perfunduar me nje vrasje. Pas kesaj vrasjeje, policia kishte kontrolluar disa shtepi dhe ne njeren prej tyre kishte gjetur edhe nje burre plak, i cili sikurse merret vesh tani kishte qene Radovan Karaxhici.
Zedhenesi i MPB te Austrise, Rudolf Gollia, tha se “Xhelati i Ballkanit” kishte deklaruar se quhej Petar Glumac, ishte nenshtetas kroat dhe i lindur ne vitin 1930. "Ai tha se kishte lindur ne Kroaci dhe se ishte i papune. Policia thirri dhe nje perkthyes, i cili perktheu biseden, sipas se ciles burri plak ishte per vizite ne banesen qe u kontrollua”, detajoi zedhenesi. Dokumentet dukeshin te sakta, personi i marre ne pyetje ishte treguar i gatshem per bashkepunim dhe u ishte pergjigjur te gjitha pyetjeve dhe askujt nuk i kishte rene ndonje gje e pazakonte ne sy. Per policine, me kaq ky kontroll kishte marre fund.
HETIMET
"Tani pas publikimit te fotografive te Karaxhicit te arrestuar ne Serbi, policet qe kishin marre pjese ne aksionin e atehershem thane se burri ne moshe duhet te kishte qene Karaxhici”, shtoi zedhenesi. Dhe ne fakt, Karaxhici kishte qendruar per muaj te tere ne Vjene, ne rrugen “Märzstraße 148”. Atje, ai kishte shitur melheme dhe ilace te ndryshme popullore per te mjekuar grate, qe nuk lindin apo burrat qe kane probleme me ereksionin. Ministria e Brendshme austriake tha se tani po i verifikon keto te dhena. Sa i perket rastit te kontrollit, ajo sqaroi se punonjesit e policise nuk kishin asnje lloj te dhene dhe asnje lloj rrethane nuk te bente te dyshoje se personi i kontrolluar mund te kishte qene Karaxhici. Por nje detaj pikant ne histori eshte mbiemri me te cilin ishte paraqitur Karaxhici, dhe qe shenohej edhe ne dokumentet kroate qe kishte me vete: Glumac, qe do te thote "aktor".