Stamboll, atentat i dyfishte me 16 te vdekur e 150 te plagosur
STAMBOLL - Si pasoje e dy sulmeve me bomba ne Stamboll, humben jeten te pakten 16 persona, kurse rreth 150 te tjere u plagosen, shume prej tyre rende. Lendet shperthyese eksploduan mbremjen e se dieles, ne nje lagje biznesi te qytetit. Policia foli per dy sulme terroriste dhe keto dyshime u formuluan nga guvernatori i Stambollit, Muammer Gyler.
Te dy atentatet kane ndodhur pak para ores 22:00, ne lagjen Güngörön, ne pjesen evropiane te Stambollit. Vendet e dy shperthimeve ishin zona te kembesoreve, njera prej te cilave ne nje qender tregtare, ku kishte shume trafik. Fillimisht shpertheu masa e vendosur ne nje shporte mbeturinash, ne afersi te nje kabine telefonike, ndersa tjetra vetem 15 minuta me vone, kur shume njerez ishin mbledhur ne vendin e ngjarjes per te pare se cfare ka ndodhur. Policia pastaj bllokoi hapesira te medha perreth vendeve ku ndodhen shperthimet, sepse dyshohej edhe per vendosjen e nje bombe te trete. Dyshimet e para per atentatoret e mundshem shkojne ne adrese te organizates militante kurde, PKK. Megjithate, edhe pse per kete ka mjaft arsye per te dyshuar, deshmite mungojne ende.
Partia e ndaluar Punetore Kurde gjate muajve te kaluar ka kryer disa sulme te ngjashme ne rajon. Kesaj i shtohet edhe fakti qe ushtria turke ka ndermarre ne naten e se dieles nje ofensive te madhe kunder kampeve te Partise Punetore Kurde, ne veri te Irakut dhe flet nderkohe per goditjen e 12 objektivave. Gjate diteve te kaluara ushtria turke pati njoftuar shpesh per sulme te suksesshme kunder organizates terroriste kurde. Pervec kesaj paralelisht me shperthimet ne Stamboll ka ndodhur nje incident i Partise Punetore kurde ne Bingöl, ne juglindje te Turqise, te banuar kryesisht me kurde.
Ende nuk dihet sfondi i atentatit te dyfishte, megjithese jane perhapur mjaft teori. Por, autoritetet pohuan se nuk ka prova te qendrueshme per te zbardhur teresisht ngjarjen. Sakaq, PKK e ka hedhur poshte lidhjen me atentatin.