IRAN – Shpërthime në jug të vendit, pas përplasjeve ushtarake me SHBA-në

TEHERAN, 8 maj /ATSH-DPA/ – Mediat iraniane raportuan sot për shpërthime të reja përgjatë bregdetit jugor të Iranit, pas shkëmbimeve të zjarrit gjatë natës mes forcave iraniane dhe atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Mehr” dhe medieve të tjera lokale, shpërthimet u dëgjuan pranë qytetit Sirik në provincën Hormozgan, e cila shtrihet përgjatë Ngushticës së Hormuzit.
Shkaku i shpërthimeve nuk ishte menjëherë i qartë menjëherë.
Tensionet ushtarake mes palëve u përshkallëzuan dje në mbrëmje, kur SHBA-ja ndërmori sulme ndaj objektivave në territorin iranian, ndërsa Irani reagoi duke sulmuar anije ushtarake amerikane me raketa dhe mjete të shpejta detare.
Të dyja palët kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me mënyrën se si nisën përplasjet.
Uashingtoni dhe Teherani akuzojnë njëri-tjetrin për fillimin e sulmeve dhe për shkelje të armëpushimit.
Më herët gjatë javës, SHBA-ja kishte qëlluar ndaj një cisternë iraniane dhe deklaroi se kishte dëmtuar sistemin e drejtimit të anijes, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Megjithëse armëpushimi në konfliktin me Iranin ka qenë në fuqi për më shumë se një muaj, tensionet ushtarake në rajon mbeten shumë të larta dhe situata në Hormuz vazhdon të shkaktojë shqetësim ndërkombëtar./ /Ad.Ab./ a.jor.