E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump njofton armëpushim triditor Ukrainë-Rusi

UASHINGTON, 8 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një armëpushim triditor midis Ukrainës dhe Rusisë duke filluar nga e shtuna.

”Kam kënaqësinë të njoftoj se do të ketë një ARMËPUSHIM TRIDITOR (9, 10 dhe 11 maj) në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Festimi në Rusi është për Ditën e Fitores, por po ashtu edhe në Ukrainë, sepse ata ishin gjithashtu një pjesë dhe faktor i madh i Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Trump në Truth Social.

”Ky armëpushim do të përfshijë një pezullim të të gjitha aktiviteteve kinetike si dhe një shkëmbim të burgosurish prej 1 000 të burgosurish nga secili vend”, shtoi ai.

”Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë, dhe e vlerësoj shumë miratimin e saj nga presidenti Vladimir Putin dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të luftuar fort”, theksoi ai.

”Bisedimet po vazhdojnë për t’i dhënë fund këtij Konflikti të Madh, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundon Trump./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›