IRZ ndimon ne funksionimin e sistemit juridik kosovar

Fondacioni per Bashkepunim Juridik Nderkombetar IRZ i cili eshte themeluar ne maj te vitit 1992 nga nje iniciative e ministrit te Jashtem te atehershem Klaus Kinkel ka zhvilluar ne Kosove qysh prej vitit 2001 nje sere projektesh bilaterale dhe projekte te tjera. Keto projekte nder te tjera kane qene edhe ne fushen e legjislacionit. Ne dy vitet e fundit se bashku me Dhomen Federale te Avokateve jane realizuar nje sere seminaresh me Dhomen e Avokateve ne Kosove. Pervec kesaj zhvillohen seminare te rregullta per kualifikimin e juristeve te cilet jane aktive ne keshillimet juridike te grupeve te vecanta etnike qe kane nevoje per mbrojtje.
Ne tetor te vitit 2009 perfundoi projekti i financuar nga BE-ja Further Support to the Justice Institutions qe u mbeshtet nga Ministria e Drejtesise se Kosoves dhe Qendra e Ndihmes Juridike te Kosoves.
Fondacioni IRZ ishte i perfshire aty si partner i ri. Pak para perfundimit te ketij projekti te BE-se filloi ne shkurt te 2009 implementimi i dy projekteve shume te medha nga fondacioni gjerman IRZ Standardet e BE-se per Ministrine e Drejtesise se Kosoves dhe Reforma per kualifikimin e juristeve sqaron per programin shqip te Deutsche Welles juristi Stefan Prner njeheresh edhe drejtor projekti.
Projektet
Keto projekte binjakezimi Standardet e BE-se per Kosoven mbeshtesin njeri Ministrine e Drejtesise se Kosoves dhe projekti i dyte ka te beje me reformat per trajnimin e juristeve. Kjo besoj eshte nje nga detyrat kyce ne ndertimin e sistemit juridik. Kosova ka shume njerez te rinj te angazhuar te cilet do te trajnohen ne sistemin e ri. Besoj se ata jane nje potencial i madh per vendin ne qofte se trajnimi organizohet si duhet pohon ai.
Fondacioni IRZ ofron bashkepunim ligjor dhe profesional duke dhene nje pervoje te madhe nga legjislacioni gjerman. Kjo u vu re edhe ne ndihmen qe Fondacioni dha per Kushtetuten e Kosoves thote me tej Prner.
Por cilat jane disa nga rezultatet e ketij bashkepunim mes institucioneve te Kosoves dhe Fondacionit gjerman IRZ
Ka arritje qe mund te shihen. Ne ishim ne gjendje te ofrojme ndihme per botimet e ndryshme te legjislacionit juridik. Partneri kryesor ne kete fushe eshte Akademia e drejtesise se Kosoves. Ne kemi nga nje projekt vite me pare qe eshte financuar nga BE-ja materiale per kualifikimin e gjyqtareve dhe zhvillojme me to trajnime. Qysh atehere ka nje bashkepunim te rregullt. Ne kemi zhvilluar se bashku me Qendren e materialeve mesimore per trajnim seminare per fushen me te rendesishme ate te ligjeve te Bashkimit Europian shpjegon Prner.
Kompetencat
Lidhur me kompetencat e institucioneve juridike te Kosove dhe raporteve me EULEX-in apo me administraten e UNMIK-ut Prneri thote se instucioneve kosovare u mungon pervoja dhe duhet kohe qe ato te jene aktive.
Aktualisht ka nje gjyqesor qe po perfeksionohet gjithmone e me shume. E rendesishme sipas tij eshte qe cdo projekt te realizohet bashkarisht me institucionet perkatese te Kosoves. Ne po punojme qe ne Kosove te kete gjykates te pavarur dhe me kompetenca profesionale thekson juristi Prner.
Autor Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Bahri Cani