E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu jep doreheqjen

Presidenti Fatmir Sejdiu ka mbajtur pa te drejte dy poste postin e presidentit te vendit dhe kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves konstatoi dite me pare Gjykata Kushtetuese e Kosoves gje qe sipas saj nuk eshte ne perputhje me aktin me te larte juridik ne vend. Si pasoje e ketij vendimi dhe ne shenje te respektit ndaj organit me te larte juridik presidenti Sejdiu dha doreheqjen.

Shpjegimi i Sejdiut Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ... kam besuar se kam punuar si duhet

Une kam besuar se mbajtja e postit te kryetarit te LDK-se duke mos e ushtruar ate funksion sic e percakotn Kushtetuta nuk perben shkelje te kesaj Kushtetute. Megjithate Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe dhe une e respektoj kete vendim pavaresisht faktit se ende nuk me eshte dorezuar aktvendimi i Gjykates me shpjegimin perkates theksoi presidenti Sejdiu.

Me kete hap une deshmoj se i respektoj vendimet e institucioneve te Kosoves theksoi Sejdiu duke shtuar se tere jeten ka punuar dhe do te vazhdoje te punoje ne sherbim te popullit.

Fatmir Sejdiu u zgjodh president i Kosoves me 10 shkurt te vitit 2006 pas vdekjes se ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ndersa eshte rizgjedhur ne kete post ne janar te vitit 2008 me mandate pesevjecar. Pas doreheqjes se tij ne baze te Kushtetutes se Kosoves kete post e ushtron kryetari i kuvendit ne kete rast Jakup Krasniqi.

Jakup Krasniqi ushtrues detyre Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fatmir Sejdiu dhe pasardhesi Jakup Krasniqi

Ushtruesi i detyres se presidentit deri ne zgjedhjen e nje kandidati tjeter Jakup Krasniqi vjen nga Partia Demokratike e Kosoves e cila udheheqe edhe me qeverine. Ne nje konference per media Krasniqi tha se ai do ta ushtroje me pergjegjesi postin e presidentit te perkohshem te vendit garantoi qytetaret e Kosoves se nuk do te kete vakum institucional dhe se cdo veprim i metejme do te behet konform kushtetutes.

I garantoj qytetaret e Republikes se Kosoves se ne zgjedhjen e presidentit te ri te Kosovesdo te kete proces normal kushtetues. Shume shpejte do ti ftoj ne nje takim subjektet politikeper te percaktuar hapat e metejme te veprimit dhe keto veprime do te jene ne sherbim te venditdhe qytetareve te Republikes se Kosoves tha Jakup Krasniqi. Kryetari i kuvendit te Kosoves ne kete rast nuk mund ta ushtroje postin e presidentit me gjate se gjashte muaj.

Reagimet e Thacit dhe Faithit

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci e vlereson vendimin institucional dhe shteteror per doreheqje te presidentit Fatmir Sejdiu.

Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte burimi i demokracise se vendit tone dhe respektimi i saj eshte obligim i te gjitheve. Te gjitha vendimet e ardhshme te institucioneve te Republikes se Kosoves do te jene ne pajtueshmeri me Kushtetuten ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqerise sone thote kryeministri Thaci.

Ndersa shefi i Zyres civile Nderkombetare Peter Faith i cili mbikqyr zbatimin e planit te Marti Ahtisarit per doreheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit kumtoiE mirepres vendimin e dr. Sejdiut pas shpalljes se vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Deshiroj ta falenderoj dr. Sejdiun per sherbimin dhe perkushtimin e tij ndaj popullit dhe Republikes se Kosoves gjate gjithe kohes se presidences se tij. Ai ka qene udheheqes kyc ne nje kohe historike dhe i pershendes arritjet e tij. Perparesi me e larte gjithnje duhet t i jepet besueshmerise dhe funksionimit te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Kushtetutes se saj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Faith

SipasFaithit Republika e Kosoves po perballet me sfida te verteta. Ajo po punon qe te arrije me shume perparim drejt Bashkimit Evropian ajo po perpiqet te arrije me shume njohje dhe i duhen me shume investime. Mundesite e saj per ti arritur keto qellime jane rritur dhe reputacioni i saj eshte forcuar me konfirmimin e sotem se Kushtetuta e Kosoves eshte e fuqishme dhe institucionet e saj e respektojne sundimin e ligjit.

Faitheshte konsultuar me kryetarin e kuvendit te Kosoves dhe e mirepres gatishmerine e tij qe ti kryeje pergjegjesite e tij sipas Kushtetutes se Kosoves.

Tani u bej thirrje te gjithe perfaqesuesve politike qe te tregojne aftesi te udheheqjes ne interes shteteror dhe te sigurojne nje tranzicion te lehte te presidences. Jam i sigurt se sistemi politik i Kosoves eshte shume i afte per ti ndermarre hapat e nevojshem per te siguruar vazhdimesine institucionale theksoi ai.

Reagimi i LDK-se

Menjehere pas doreheqjes se presidentit Sejdiu Lidhja Demokratike e Kosoves parti kjo nga e cila vjen Fatmir Sejdiu ne nje komunikate per media doreheqjen e cilesoi si nje akt sic thuhet te sakrifices se tij per interesat madhore te Republikes se Kosoves. LDK-se tani e mirepret dhe e mbeshtet fuqishem riaktivizimin e Fatmir Sejdiut ne krye te partise.

Analistet vleresojne se dalja nga kjo situtate varet nga qasja qe do te kene partite ne koalicion PDK dhe LDK-se rreth situates se re dhe vazhdimit apo jo te bashkeqeverisjes se vend. Keto dy parti jane futur ne koalicion menjeherepas zgjedhjeve te vitit 2007.

Sipas Kushtetutes ekzistojne dy mundesi per dalje nga kjo situate qe parlamenti te zgjedh nje president te ri ose te shpallen zgjedhjet e reja parlamentare.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›