Pasojat ndihen ende sot - Para dhjete vjetesh filloi Intifada e dyte

Ne vitin 1993 Izraeli dhe Organizata per lirimin e Palestines OP kishin rene dakord ne Oslo per zgjidhjen me metoda paqesore te konfliktit mes tyre dhe marreveshjet e arritura atje ne vitin 2000 i kishin te gjitha shanset te sillnin nje autonomi te gjere e ndoshta nje shtet te mirefillte te palestinezeve. Por ndodhi e kunderta ne fund te shtatorit shpertheu kryengritja e dyte palestineze ndryshe Intifada ne Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazes dhe vuri ne levizje nje zinixhir dhune qe rajoni nuk e kishte perjetuar ndonjehere me pare. Brenda pese vjetesh humben jeten mbi 6.000 palestineze dhe rreth 1.000 izraelite dhe frontet u ngurtesuan aq shume sa ky ndikim vazhdon edhe sot.
Grindje per vendet e shenjta
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Molle sherri - Mali i Tempullit ne Jeruzalem
Kryengritja mori emrin al-Aqsa-Intifada pasi u shkaktua me gjase nga vizita e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon ne territorin e xhamise Al Aqsa ne Jeruzalem i treti vend i shenjte per nga rendesia ne fene islame. Per kete territor ka pasur vazhdimisht konflikte qe prej pushtimit nga Izraeli ne vitin 1967 pasi ketu dikur ngrihej nje tempull hebre vendi me i rendesishem i shenjte i hebraizmit.
Nacionaliste izraelite kane ngritur vazhdimisht pretendime per Malin e Tempullit myslimanet druheshin se vizita e Sharonit mund te pregatiste marrjen e territorit nga Izraeli.
Vetem pak ore pas vizites se Sharonit shperthyen demonstratat e para dhe u perhapen me shpejtesi ne territoret palestineze. Vetem disa jave me vone ish-ministri i Komunikacionit Imad Faluji deklaroi se Intifada e dyte nuk kishte shperthyer per shkak te vizites se Sharonit
Kush beson se kjo Intifade ka filluar me viziten e perbuzshme te Sharonit ne xhamine Al Aqsa gabohet ajo ishte pika e fundit e ujit qe derdhi enen e durimit te popullit palestinez. Intifada ishte pregatitur qekurse presidenti u kthye nga bisedimet e fundit ne Camp David ku iu kundervu presidentit Clinton dhe hodhi poshte kushtet amerikane ne zemer te Amerikes...
Deshtim i negociatave ne Camp David
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-presidenti amerikan Clinton ne takim me liderin palestinez Jaser Arafat.
Bisedimet ne Camp David ishin zhvilluar nga 11 deri 25 qershor 2000. Ish-presidenti i SHBA-se Bill Clinton kishte shpresuar mesa duket se do te arrinte te shtynte izraelitet dhe palestinezet drejt zgjidhjes se konfliktit.
Por kjo nuk u arrit ish-kryeministri izraelit Ehud Barak sot minister i Mbrojtjes dhe drejtuesi i OP Jaser Arafat nuk gjeten gjuhen e perbashket. Barak dhe Arafat u kthyen me duar bosh dhe presidenti palestinez nuk e fshehu pezmatimin
Populli yne do te vazhdoje marshimin ne Jeruzalem kryeqytetin e shtetit tone te pavarur palestinez. E pranojne ata apo jo le te vene ne djall ...
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Armiq deri ne fund ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon e injoroi politikisht Jaser Arafatin.
Barak nga ana e tij nuk qe ne gjendje te perballej me Intifaden e dyte dhe humbi ne zgjedhjet e shkurtit 2001 ne te cilat triumfoi ish kryetari i partise Likud Ariel Sharon. Sharon e ashpersoi luften kunder Arafatit e injoroi ate politikisht rrethoi dhe bombardoi seline e tij ne Ramallah dhe refuzoi vazhdimisht te rifillonte bisedimet me te.
Komuniteti nderkombetar e kritikoi Sharonin por nuk mori asnje mase dhe Arafat dalengadale humbi ndikimin e tij jashte vendit. Me 11 nentor 2004 Arafati nderroi jete dhe vetem disa muaj me pas u mbajt takimi i pare mes pasuesit te Arafatit Mahmud Abbas dhe Ariel Sharonit. Intifada e dyte u konsiderua e perfunduar. Pasojat e saj ndihen ende sot ne mosbesimin e thelle mes dy paleve dhe paaftesine e tyre te vazhdueshme per te bere realitet vizionin e Oslos 1993.
Autor Peter Philipp / Eliana Xhani
Redaktoi Pandeli Pani