E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ISHMT: Angazhim për sigurinë e produkteve dhe zbatimin e reformës ligjore në inspektime

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) mbetet i angazhuar për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Me praninë e Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, u zhvillua analiza e punës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) për vitin 2024.

Kryeinspektori i ISHMT-së, Edison Konomi, prezantoi përparimet në realizimin e planeve të inspektimit, si dhe arritjet në forcimin e kapaciteteve institucionale.

Gjatë takimit u theksua gjithashtu përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë së produkteve joushqimore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në treg.

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Hajdari vlerësoi shumë pozitivisht punën e ISHMT-së, duke theksuar se ky institucion po zhvillohet dhe po bashkëpunon ngushtësisht me Inspektoratin Qendror.

Gjatë diskutimit, u përmend gjithashtu përshtatja me reformën ligjore dhe institucionale në fushën e inspektimit në Shqipëri, e cila do të nisë së shpejti me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore.

“Kjo reformë do të sjellë risi që do të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit, sigurinë në treg, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e profesionalizmit të stafit të inspektorateve”, u shpreh Hajdari.

1 nga 2

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›