ISHP: 13 vjeçaret në Tiranë, 4 herë më shumë duhanpirëse

Tiranë, 31 maj, NOA - Shqipëria renditet ndër vendet e para për duhanpirjen tek moshat e reja.
Sipas specialistit për duhanin në Institutin e Shëndetit Pu, Roland Shuperka, në 5 vitet e fundit, vendi ynë raporton statistika të frikshme për konsumuesit e duhanit kryesisht femra të moshës 13-15 vjecare.
Vajzat e qytetit të Tiranës pinë 4 herë më shumë duhan se vajzat në fshatrat apo qytetet e tjera të vendit. Edhe konsumi I duhanit tek djemtë e kësaj grupmoshe në Tiranë është rritur 2 herë më shumë në krahasim me rrethet e tjera.
Rritje e duhanpirjes vërehet dhe tek studentët ku 4 në 10 studentë konsumojnë duhan rregullisht. Mesazhi botëror në ditën botërore të luftës kundër duhanit është ndal duhanpirjes ndërsa shqetësimi i OBSH është rritja e numrit të femrave duhanpirëse, tha Shuperka.
Për frenimin e epidemisë së duhanpirjes tek moshat e reja, janë organizuar në mbarë vendin fushata me të rinjtë e shkollave 9 vjeçare e të mesme. Por duket se problem mbetet duhanpirja në familje, e cila është një shembull negativ për fëmijët. Sipas Shuperkës, 50 për qind e fëmijëve që konsumojnë duhan kanë 1 ose 2 prindërit që pinë duhan rregullisht.
Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik një duhanpirës në Shqipëri konsumon rreth 19 cigare ose pothuajse një paketë në ditë. E përkthyer në shifra, shqiptarët blejnë çdo ditë rreth 1.4 milionë dollarë produkte duhani, pa llogaritur grupmoshën 13-15 vjeç, në muaj kjo kosto është 42 milion dollarë dhe në një vit gati gjysmë miliardë dollarë. Megjithëse taksat zënë një të tretën e çmimit të pakicës së duhanit, Specialistët e shëndetit publik bëjnë thirrje për rritjen e çmimit të paketave të duhanit, si një ndër masat për të ulur konsumin e duhanit në vendin tonë.
b.a/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")