E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni:Bashkia po saboton miratimin e buxhetit

Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent. Kështu është shprehur këshilltari i PD-së në këshillin e bashkisë së Tiranës Ferdinand Poni për buxhetin e kësaj bashkie.
"Duhet një buxhet i cili do t'u vijë në ndihmë qytetarëve të Tiranës dhe jo një buxhet i taksave të larta, një buxhet jo transparent, që keqpërdor besimin e qytetarëve tek administrata publike, që keqperdor paranë publike duke mbajtur administrata të fryra e supërfryra" theksoi Poni.
Sipas tij kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe administrata e tij po keqpërdor, anashkalon dhe thyen çdo rregull dhe dispozitë ligjore lidhur me detyrimet që administrata e tij, si çdo administratë bashkiake e komunale ka për t'i vërë në dispozicion, në çdo kohë çdo këshilltari e jo më një grupi këshilltaresh dhe në çdo lloj dokumentacioni për njohje të problemeve të juridiksionit të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›