I akuzuari i ‘Gërdecit’ padit "Mbrojtjen"
TIRANE- Ish-drejtori i Harmonizimit të Legjislacionit, Ndue Marku, i akuzuar për shpërdorim detyre, i kërkon gjykatës të detyrojë ministrinë e Mbrojtjes ta trajtojë sipas statusit të nëpunësit civil. Pas tragjedisë së 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec, Ndue Marku është pushuar nga detyra që mbante. Më pas ministria është tërhequr, duke e pezulluar ish-drejtorin deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të dosjes së shumëpërfolur “Gërdeci”.
Ndue Marku, i cili mbante postin e drejtorit të Harmonizimit të Legjislacionit, u shkarkua nga detyra katër muaj pas tragjedisë së 15 marsit 2008. Ai pretendon se vendimi për pushimin është marrë në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil. Në padinë civile të dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Ndue Marku kërkon “detyrimin e të paditurit për të nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit nr.148, datë 22.09.2008 të Komisionit të Shërbimit Civil për sa i përket pjesës së kryerjes së pagesës së plotë për periudhën nga data 01.07.2008 deri në datën 04.05.2009 dhe interesat bankare mbi këtë shumë deri në zbatimin e këtij vendimi.
Sipas statusit të nëpunësit civil, nëse gjykata konstaton se një nëpunës i administratës publike është shkarkuar padrejtësisht, atëherë ai duhet të paguhet derisa të rikthehet në detyrë. Gjyqtari Asim Vokshi do të shqyrtojë padinë e Ndue Markut dhe do të vendosë nëse kërkesa e tij është ose jo e drejtë. Ish-drejtori i Harmonizimit të Legjislacionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes është një nga 29 të akuzuarit për tragjedinë e 15 marsit 2008, ku si pasojë e shpërthimit të një fabrike të çmontimit të municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)